AUTORËT SERBË  “ZBULOJNË” ETNOGJENEZËN DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE BETEJA SHKENCORE SERBE NDAJ SHQIPTARËVE

Nga: Fejzulla Abdullai

 

Aktivitetin diplomatik kundër shqiptarëve, Serbia me një intensitet të madh efilloj pas luftës së Kosovës në vitin 1999,  posaçërsht pas shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, në vitin 2008.Këtë aktivitet e përshpejtoj në rrafshin ndërkombëtar. Në fillim kërkoj që të shihet se aështë në pëlqim të ligjit ndërkombëtar shpallja e pavarsisë së Kosovës, që ajo e quajti të një anshëme? U konstatua se Kosova nuk ka bërë kurfarë shkelje të këtij ligji. Këtë luftë ajo filloj ta zgjerojë në të gjitha fushat. Ajo që bije në sy në kohën e fundit është edhe lufta në rrafshin shkencor. Me këtë luftë, që unë do ta quaja “agresion” ndaj shkencës shqiptare, ajo tani është duke luftuar që nëpërmjet “kërkimeve shkencore” ta hedhë poshtë prejardhjen ilire dhe autoktoninë e shqiptarëve si popull më i vjetër në truallin e Ballkanit, me qëllimin e vetëm që shkencëtarisht t’iu tregojë qarqeve shkencore botërore, se ata kinse nuk janë Ilirëdhe autoktonë, dhe se tani s’kanë se ç’kërkojnëne vendin ku qenkan ngulitur me dhunë!

Në fillim parashtrohen disa pyetje: Pse autoritetet serbe gjer në gjysmën e dytë të shekullit XIX shkruanin atë ç’ishte më mirë për shqiptarët? Shqiptarët kanë qenë trima të dalluar në luftë, patriotë e kombëtarë të mirë që dallojnë nga popujt e tjerë në Ballkan. Shkencërisht e pranonin se shqiptarët janë me prejardhje ilire dhe autoktonë, e kështu ngjajshëm. Nga ana tjetër, pse më vonë e ndërruan qëndrimin e tyre ndaj cilësive  të shqiptarëve? Pse tani serbët intensivisht janë duke hulumtuar që shkencëtarisht të gjejnë fakte të reja që do ta dëshmojnë të kundërtën mbi etnogjenezën dhe autoktoninë e shqiptarëve? Në fakt ata synojnë që të zbulojnë se shqiptarët s’janë me prejardhje ilire, dhe se nuk janë autoktonë në trojet ku jetojnë sot! Përgjigje këtyre dhe  shumë pyetjeve të tjera si këto,iu kanë dhënë autorë të huajë, shqiptarë, por edhe vendas (serbë) që nuk janë pajtuar me politikën e qeverive serbe.

Në lidhje me këto  pyetje, po japim vetëm një shembull. Publicistja kroate, Vanja Majetiq, në një analizë të saj mbi raportet serbo-shqiptare vë në dukje se problemet në mes këtyre dy etnive kanë filluar gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, në kohën kur ndodhin ndryshime të mëdha demografike. Në këtë kohë serbët nga disfatat që patën gjatë luftërave,konstaton kjo publiciste, filluan të shpërngulen në drejtim të veriut, por jo nga presionet e shqiptarëve të ardhur në truallin e Kosovës nga Malësia e Shqipërisë, siç konstatonte J. Cvijiqi.

Prej kësaj kohe Serbët vazhdimisht kanë shkruar mbi një stereotip negativ për shqiptarët.

Në  kontekstin e këtij shkrimi do të përmbahem mbi kërkimet shkencore të autorëve serbë të intenzifikuara në përmasa tejet të mëdha mbi origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve  në truallin e Ballkanit.

Më 21 Qershor, 2007 në Akademinë e shkencave dhe arteve serbe (САНУ) u mbajt  tryezë e rrumbullakët multidisciplinare “Problemi metodologjik mbi kërkimin e origjinës së Shqiptarëve” (“Методолошки проблем истраживања порекла Албанаца”). Po në këtë vit, referatet e prezentuara publikohen në librin  PESHIQI DHE DJEMTË: “SHQIPTARËT E KAUKAZIT, ILIRË TË RREMË” (Пешић и синови, “КАВКАСКИ АЛБАНЦИ – ЛАЖНИ ИЛИРИ”, Београд, 2007 Године).

Më poshtë po jap një rishpjegim të “konstatimeve shkencore” të disa referateve të publikuara në këtë libër, ku bëhet fjalë mbi etnogjenezën dhe autoktoninë e shqiptarëve.

Në referatin e tij “KUPTIMI I HULUMTIMIT TË ORIGJINËS SË SHQIPTARËVE DHE   ZGJERIMI I TYRE NË TË GJITHË BALLKANIN” (“СМИСАО ИСТРАЖИВАЊА ПОРЕКЛА АЛБАНАЦА И ЊИХОВОГ ШИРЕЊА ПО БАЛКАНУ”), autori Mihajllo Markoviq, së pari vë në dukje disa “fakte” lidhur me përkatësinë kombëtare të shqiptarëve. “Shqiptarët me vonesë prej dy shekujsh janë duke bërë luftë për bashkim kombëtar. Kjo luftë ideologjike mund të shihet në projektin ideologjik të “Lidhjes së Prizreni” të vitit 1878 për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Projekti tjetër që është më ambicios, është identifikimi i tyre me Ilirët, dhe posedimi i të gjitha trojeve ku patën jetuar Ilirët”. Nga kjo mund të shihet se çështja e  origjinës së tyre s’qenka shkencore, por ideologjike. Ndaj mund të thuhet se teoria e shqiptarëve mbi origjinën e tyre s’ka kurfarë baza shkencore, por nëpërmjet fakteve të falcifikuara të plotësohen dëshirat e tyre egoiste. Madje hulumtimet e historianëve shqiptarë janë tendeciozë dhe me aspirata okupuese të trojeve të huaja. Në studimet e veta konstatuakan se vetë shqiptarët paskan origjinë Ilire, gjë që s’është e vërtetë, me qëllimin e vetëm që tokat ku patën jetuar ilirët t’iu takojnë atyre. Autorë shqiptarë me pretendimet e tyre se kinse si popull janë vendas më të vjetër në Ballkan, popujut e huajë të ardhur më vonë, me forcë i paskan gllabëruar tokat e tyre shekullore, dhe madje duke përdorur dhunë dhe terror i detyruakan që një pjesë të shpërngulet prej aty. Mirpo pasi forca nuk mund të kthehet në drejtësi, ata në mënyrë paqësore patën kërkuar që tokat e humbura t’i marrin, dhe pastaj në të kthyerat t’u mundësohet sovraniteti[1], konstaton ky autor serb në studimit  e vet.

Tezën mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve përherë të parë e paraqet historiani gjerman Tunman në vitin 1774.“Mirpo, a ekzistojnë fakte historike dhe të dhëna bindëse për një lidhje të këtillë”?- pyet ky autor serb. Gjer tani sipas këtij autori, nuk paska kurfarë faktesh që të japin një dëshmi të tillë. Këtë mohim ai e arsyeton me “fakte” se gjer në shekullin e XI, në Ballkan nuk paskan ekzistuar shqiptarët! Këtu ai nuk citon kurfarë faktesh për një dëshmi të tillë, por vetëm i referohet librit të Dimitrije Bogdanoviqit “LIBRI PËR KOSOVËN”, libër i cili është i mbushur plot e përplot me falcifikime dhe të dhëna të pavërteta!

Teza e këtij autori që bije ndesh me të Jovan Cvijiqit, është se Shqiptarët qenkan me prejardhje nga Kaukazi/ rreth Liqenit Kaspik (Azerbexhani i sotëm e Dagestani). Këtu Shqiptarët, duke qenë nën presion të madh nga fqinjtë e tyre, Hazarë, qenë të detyruar gjatë shekullit të VIII e të IX t’i lëshojnë tokat e veta, t’i kalojnë vendet arabe, dhe të  vendosen në Italinë Jugore. Një pjesë e tyre (Shqiptarëve) në vitin 1043 qe ngulitur në tokat serbe, në bregdetin Adriatik (këtu ju referohert disa autorëve rusë: Artamanova, Pletnjev e tj, si dhe autorëve serbë: Jovan Deretiq dhe Mihajllo Stanishiq). Vendosja e Shqiptarëve në këtë anë të Adriatikut paska sjellë që ata të vinë në konflikt me sundimin Bizantin, duke luftuar bashkë me Grekët, Serbët e Shqiptarët. Pas disfatës që pësuan, me marrëveshje me Serbët, Shqiptarët qenë vendosur në malet e Epirit dhe qenkan marrë me blektori, kurse Serbët me bujqësi në pjesët rrafshinore, konstaton ky historian serb.

Prej kësaj kohe (shekulli XI) patën kaluar mbi gjashtë shekuj kur Shqiptarët paraqiten në Kosovë e Metohi (kështu e quan Kosovën). Këtu  i referohet autorit kroat Millan Shuflaj, i cili, sipas tij, me simpati shkruaka për Shqiptarët, se Shqiptarët qenë të ngulitur në territor të kufizuar rreptë gjer në lumin Drin, si kufi verior. Madje, autori serb, gjeografi Millovan Radovanoviq, në studimin e tij “Kosova e Metohia”, në studimet e Shuflajt nuk shikuaka ndonjë lidhje në mes Shqiptarëve e Ilirëve? Fakt qenka se Shqiptarët në shekullin e 13 patën jetuar rreth Durrësit e Krujës, në një territor që qe quajtur Arbanon. Më vonë rreth shekullit XIII e të XIV qenë lëshuar në rrafshirat rreth Shkodrës, Zetës dhe Bjeshkëve të Nemuna (Проклетије).  Gjer në këtë kohë qenë të barabartë me Serbët. Me islamizimin e tyre fillon që Shqiptarët të jenë të privilegjuar, kurse Serbët të nënshtruar (“raja”, kështu i quanin në atë kohë).

Në këtë studim  “shkencor”, autori Mihajllo Markoviq, vjen në disa  përfundime absurde!:

  1. Shqiptarët s’kanë as orogjinë Ilire, as orogjinë nga vendasit më të vjetër të Ballkanit.
  2. Nuk ka kurfarë të dhënash që Shqiptarët patën jetuar në Ballkan para shekullit XI. Hulumtimet e shkencëtarëve rus, si dhe hartave të numërta, konstatuakan se Shqiptarët para se të vinin në Ballkan, patën jetuar rreth Liqenit Kaspik.
  3. Pas imigrimit në Ballkan, patën jetuar në një pjesë të territorit të Epirit, rreth Durrësit dhe Krujës. Gjer në shekullin e XVII kufiri etnik që i pat ndarë Shqiptarët me Serbët, pat kaluar përgjatë lumit Drin dhe Drinit të Zi.
  4. Gjer në migrimet e mëdha serbe të vitit 1690 dhe 1737, prania e Shqiptarëve në Kosovë e Metohi ishte minimale – më pakë se një përqint.
  5. Kuptimi i hulumtimit mbi origjinën e Shqiptarëve është në atë se definitivisht bije poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik duhet të arsyetohet dhe legjitimohet plaçkitja e tokave të huaja, në këtë rast, në fakt vendi që ka rëndësi të paçmueshme historike, kulturore dhe rëndësi gjeostrategjike për popullin serb, është Serbia e cila asnjëherë nuk do të heqë dorë.

Ja pra këto janë përfundimet absurde “shkencore” të këtij autori serb, i cili me “fakte” mundohet që ta bindë/gënjejë shkencën e sotme mbi origjinën e një kombi më të vjetër në truallin e Ballkanit, e cila me metoda të reja dhe shumë më të avancuara synon që ta nxjerrë të vërtetën në pah, e jo me falcifikime dhe gënjeshtra siç pretendojnë shumë autorë të huajë.

Autor tjetër serb me emër Mihajllo Stankoviq, në referatin e tij “PASOJAT E MITOMANISË PËR ILIRIZMIN E SHQIPTARËVE” (ПОСЛЕДИЦЕ МИТОМАНИЈЕ О ИЛИРСТВУ АЛБАНАЦА), mund të shihet se krejt mundin e tij e ka derdhur në kërkimin e fakteve që do dëshmonin se Shqiptarët s’kanë origjinë Ilire dhe se nuk janë populli më i vjetër në Ballkan, por të imigruar nga Kaukazi. Dhe në fund “ja ka dalë”!? “Kthesë e madhe paraqitet në shkencë, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, posaçërisht në relacionin Serbë-Shqiptarë, dhe angazhimi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (САНУ) që është mjaft i rëndësishëm në nxjerrjen e së vërtetës në dritë mbi origjinën e këtij etniteti në truallin e Ballkanit që synon t’i gllabërojë tokat ku jetonin Ilirët”, thekson ky autor.

Megjithatë, autori i këtij referati duke qenë i vendosur që të konstatonte se Shqiptarët s’janë Ilirë, por janë nga Kaukazi, dhe të zbritur në Sicili të Italisë, disa herë e pat vizituar Sicilinë, Apulinë e Kalabrinë. Se çfar gjurmash të fiseve shqiptare pat gjetur aty, nuk thotë gjë. Këtu i referohet një historiani bizantinas Mihaillo Atallioti, se Shqiptarët së pari qenë ngulitur rreth Krujës, ku në atë kohë aty nuk ka pasur Serbë. Me vendosjen e tyre rreth këtij qyteti, kjo anë u quajt Arbanon. Prej këtu më vonë filluan të uzurpojnë toka serbe në veri, duke përfshirë Kosovën dhe toka të tjera serbe. Ndaj popullatës vendase serbe patën ushtruar tortura dhe masakra të papara me qëllimin e vetëm që ajo të largohet prej vendit të vet që paska jetuar me shekuj!

Referatin autori M. Stankoviq e ndan në tre kapituj:

Në kapitullin e parë, sipas hulumtimeve personale, konstaton se Shqiptarët nuk qenkan Ilirë, por qenkan të ardhur nga Kaukazi, gjë që dëshmuakan harta të ndryshme të cilat nuk i citon. Në kapitullin e dytë ka një qëndrim kritik ndaj faktorëve serbë, posaçërisht ndaj disa akademikëve dhe institucioneve serbe ku pretendohet se Shqiptarët qenkan pasardhës të Ilirëve, dhe pastaj qenkan okupuar nga Serbët. Dhe në kapitullin e tretë, në sajë të hulumtimeve të tija shumëvjeçare mbi zhupat e Serbisë së Vjetër, të cilat Kominterna i paska riemëruar në “Kosmet”, kurse Tito në mënyrë perfide jua dorëzoj Shqiptarëve si “Kosovo”, të cilët pastaj e patën riemëruar në “Kosova”.

Në fund të referatit jep një kronologji të okupimit të Albanisë kaukaze nga fqinjët e saj. Ja disa nga këto okupime:

  • Viti 370 i erës së re, Hunët qenë të parët që patën sulmuar këtë vend/ principatë vazale të mbretërisë perse.
  • 552-562 kryhet një luftë shkatërruese në mes aleancës Hune – Hazare, nga njëra anë dhe mbretit pers-shahut Hosro Anushirait, nga ana tjetër.
  • 640-654 në drejtim të Zakaukazjes mësyn një forcë e re- lidhja e fiseve arabe. Në vitin 640 arabët okupojnë Ermeninë, kursnë 654 Gruzinë dhe në fund arrijnë në Albania.
  • 730 fiset Hazare vazhdojnë sulmin kundër Albanisë.
  • 731sulmet Hazare vazhdojnë me pjesën e mbetur të Albanisë duke e shkatërruar kryeqytetin Ardebil të Albanisë.
  • 827-878 zhvillohen luftëra të mëdha në Sicili dhe në Italinë Jugore, në mes arabjanëve dhe Bizantinëve (Romejëve). Romejët marrin një pjesë të vogël të Sicelisë. Aty gjejnë një numër të Albanezëve të deportuar nga Kaukazi (deportimi qe kryer nga Arabjanët).
  • Viti 1043 qe koha kur Albanezët kalojnë në Durrës dhe rreth Krujës.

Prej vitit 1043 dhe shekujve të ardhshëm, sipas tij, shqiptarët filluan të shpërndahen rreth tokave serbe gjer në vitin 1999 kur hyjnë në shërbim të Perëndimit (këtu mendon SHBA-në dhe NATO-on) gjer në kohën e agresionit ndaj Serbisë, kur patën dhunuar dhe vrarë serbë të pafajshëm, dhe me dhunë jua patën grabitur pasurinë e tyre. Dëmet që i patën shkaktuar Shqiptarët gjatë kësaj kohe ishin maramendëse. Ata aty shkatërruan çdo gjë që kishin ndërtuar serbët vendas. Shkatërruan ndërtesat monumentale kushtuar shkencës, arsimit, kulturës dhe shëndetësisë. Madje, paskan shkatërruar vijat hekurudhore, urat, kombinatet bujqësore, sistemet e irigacionit e tj. Të gjitha këto qenë ndërtuar nga tatimpaguesët serbë (shqiptarët s’paskan paguar fare tatime!) dhe borxheve të jashtëme që arrinin shumën mbi 200 miljonë dollarë vetëm për jetë më  të mirë të shqiptarëve, ose siç shprehet ai “bolji zhivot Shiptarima”  Duket se ky autor është i verbërt, ose naiv dhe nuk është në gjendje të vërejë se kush i shkaktoj dëmet në Kosovë. Po e pyes: kush  shkatërroi numrin e madh të objekteve fetare të shqiptarëve?

Jovan I.Deretiq (Јован И. Деретић): Ky autor qysh në fillim referatin e nis me frazën:“Popullin që ne Serbët e quajmë Arbanasë (Арбанаси), të huajët Albanezë, kurse vetë ata quhen shqiptarë (Шќиптари), pas marrjes së Epirit të Ri, Bregdetit dhe Zetës së Poshtëme, me Shkodrën kryeqytet mijëvjeçar të Serbisë, dhe tani pjesë të Serbisë së Vjetër – Kosovë e Metohinë, Serbët qenë dëbuar nga të gjitha këto territore”. Me vendosjen e tyre në këto hapësira, shqiptarët me të madhe e paskan torturuar popullatën vendase serbe. Me qëllim që të mbronin krimin dhe përdhunimet e bëra, ata pretendojnë për ndonjë farë të drejte historike mbi këto vende që i okupuan me dhunë, konstaton autori Deretiq. Ndaj, në bazë të shkencës, posaçërisht historisë, arkeologjisë dhe linguistikës, duhej vërtetuar kush ku cili është në këtë mosmarrëveshje, në Akademinë e shkencave dhe arteve serbe (САНУ) u mbajt “Tryezë e rrumbullaktë”. Për Shqiptarërt ekzistojnë dy paraqitje të kundërta, vëren ky autor serb. E para është origjina që qe në fuqi prej shekulli XI gjer në Kogresin e Berlinit në vitin 1878,  dhe e dyta roli historik i tyre prej këtij viti e këtej. Sipas paraqitjes së parë, shqiptarët qenkan një popull i Kaukazit që pat ardhur në Serbi në shekullin e XI.

Kur jemi këtu,  duke iu referuar autorit Magius Patavius për serbët, shprehet: “Serbët janë vendas, pasardhës të fiseve të vjetra: Ilirëve, Venetëve, Trakasve, Dakëve, Sarmatëve, Mezëve, Dardanëve, Tribalëve, Maqedonëve dhe Epirotëve”. D.m.th. të gjitha këto fise të vjetra sipas autorit që citon Deretiq, qenkan paraardhës të Serbëve! Serbët pra, sipas tij, s’qenkan sllavë të ardhur nga stepat ruse, siç konstaton shkenca e sotme sllave. Sipas paraqitjes së dytë shqiptarët qenkan vendas të vjetër në Serbi, pasardhës të Ilirëve, kurse vetë serbët popull i panjohur barbar që qe vendosur në tokën e vet në mes shekullit të gjashtë e të shtatë. Ky parashikim/ konstatim në Serbi qe imponuar pas Kongresit të Berlinit nga ana e ashtu quajtur shkolla nordike historike e Vjenë – Berlinit që në Serbi paraqitet edhe sot. Një konstatim i këtillë i këtij autori serb është thjeshtë paushall dhe një gënjeshtër e kulluar pa kurfarë baze shkencore, ose fakteve të cilët do të jepnin një mbështetje të shëndoshë shkencore.

Me gënjeshtrat e veta, autori Deretiq vazhdon akoma më tutje, kur bën një krahasim të një autori serb me qendrim joshkencor dhe një britaniku me qëndrim të kundërt, shkencor. Sipas Dushan Batakoviq-it, të cilin e citon: “Në Kosovë e Metohi, rajon në qendër të Ballkanit,… fiset sllave qenë vendosur në mes shekullit VII e të X”. Këtë konstatim Deretiq-i e cilëson si antishkencor sepse s’paska kurfarë baze shkencore! Në anën  tjetër, nga njerzit e vërtetë të shkencës, vërehet një e thënë me fakte të shëndosha shkencore, ku nënvizon se në kohën antike: “Në perëndim të Maqedonisë jetojnë Dardanë dhe Ilirë, dy emra për një popull të njëjtë-Serbë”. Këtë e paska thënë historiani i dëgjuar britanik i shekullit të XIX, Xhon Kambell (John Combell). Nga një shembull i këtillë, dhe shembujve të tjerë të përmendur më lartë, nuk mund të vimë në një përfundim të realtë se ky shkencëtar/ pseudoshkencëtar serb ka ndonjë lidhje me shkencën. Në shkrimin e këtij referati, ai e ka derdhur tërë mundin e tij, me qëllimin e vetëm, që të prezentojë sa më tepër material “bindës” që gënjeshtrat mbi etnogjenezën dhe prejardhjen e shqiptarëve t’i bëjë të vërtetë!

Në referatin e Deretiq-it mund të shihet edhe një farë kronologjie prej kohës antike gjer në shekullin XX, ku autorë të ndryshëm në veprat e tyre  përmendin serbët/ Serbinë. Ja disa prej tyre:

Shek. III koha e vjetër (III век с.е.). Mbreti Agron, shtetin Iliri e pat quajtur perandori Serbe. Shekulli i I koha e vjetër. Straboni i përmend serbët si popull të Ilirisë prej Adriatikut gjer në Panoni. Malin Dinarik e quan mal serb.

Shekulli i I i erës së re. Fakt të saktë i të gjitha këtyre popujve jep shkencëtari romak Plinije i Vjetër në paraqitjen e listës së regrutëve serbë, përkatësisht fiseve ilire prej vitit 12 pas Krishtit. Në këtë listë gjenden 27 fise serbe, prej të cilëve më tepër se gjysma e tyre ekzistuakan edhe sot. Ndër ta qenkan edhe paraardhësit e familjes Deretiq.

Shekulli i II. Dion Kasius, shkrimtar i historisë romake i shekullit të dytë, serbët i përmend në pjesën ilire.

Shekulli i VII. Jordani, historian i Getëve thotë se prej Sarmatëve, përkatësisht serbëve prejardhjen e kanë venetët, antët e sllavët.

Shekulli i IX. Perandoria e madhe serbe në gadishullin e Helmikut të car Krepimir Oshtrivojeviq-it, paraqitur në hartën për të cilën Leopold Lank nënvizon: “… territori i tërë pat qenë serb prej Danubi gjer në Adriatik e Arhipellag”.

Shekulli i XI. Nestor Kijevski në librin vjetor të tij sqaron origjinën ilire të sllavëve.

Shekulli i XIII. Historiani francez Luj Lezhe në kronikën e çekut Dalemill përmend se serbët pas përmbytjes qenë populluar në kufijt e vendeve greke përgjatë detit dhe qenë zgjeruar gjer në Romë. Në vendin e njëjtë përmend edhe kronikën poljake në të cilën thuhet se Iliria është djepi i popujve sllavë.

Gjorgje Jankoviq (Ђорђе Јанковић): Në referatin këtij autiri “DËSHMITË ARKEOLOGJIKE MBI ORIGJINËN E SHQIPTARËVE DHE PASARDHËSVE TË ILIRËVE” (АРХЕОЛОШКА СВЕДОЧАНСТВА О ПОРЕКЛУ АЛБАНАЦА И ПОТОМЦИМА ИЛИРА), studimet lidhen me kërkimet arkeologjike. Sipas tij, kërkime të para në këtë fushë shkencore mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve paskan bërë shkencëtarët austriakë. Kështu, p.sh., vëren ky autor serb, Konstantin Jireçek pat menduar se sllavët qenkan të imigruar. Një pjesë e popullatës së tyre që merrej me bujqësi i pat  banuar  vendet rrafshinore të përshtatshëm për bujqësi. Nga ana tjetër, vendasit dhe paraardhësit të shqiptarëve qenë strehuar në vendet malore. Ndërkohë, rajoni i Serbëve, sipas Jireçekut, qenka në malet në mes lumit Ibar dhe Drinës. Si fakt arkeologjik të kësaj teze qe përdorur kultura e Komani Kojës! Ndërkaq autorët shqiptarë gërmimet arkeologjike i intensifikojnë pas Luftës së Dytë Botërore në varezat të cilat i patën shfrytëzuar si fakte të mëtutjeshme për prejardhjen e tyre ilire, kostatuaka autori serb, Gjorgje Jankoviq.

Mbeturina të kulturës Komane, sipas tij, qenkan gjetur nëpër varezat ndërmjet Liqenit të Ohrit, Liqenit të Shkodrës dhe Korfuzit. Prej kësaj kulture të zbuluar në këto vende dhe varezave bizantine të hershëme prej një distance kohore  rreth 600 vitesh, nuk ekzistuaka ndonjë kontinuitet. Pasi s’paska fakte të tjera, padyshim mund të shihet se nga autorër shqiptarë me qëllim janë fshehur të dhënat që nuk shkuakan  në interes të tyre. Megjithatë, keqpërdorimi i këtillë mund të jetë vetëm përkohësisht gjer në vërtetimin e fakteve të vërteta. Në këtë kuptim, mendon  autori serb, Jankoviq, interesant qenka shembulli i autorit të njohur gjerman J. Verner, i cili duke shkruajtur për gjetjen e sendeve të florinjta në vendin Vrapë në afërsi të Elbasanit, pat konstatuar se këto s’mund të jenë më të vjetra se  tetë shekuj. Në këtë përfundim pat ardhur sipas analogjisë nga Panonia që e lidhte me udhëheqsin bullgar Kuverin të shekullit të shtatë.

Sipas kësaj kulture – komane, konstatuaka Jankoviq, e cila s’paska rrënjë në vendin ku është krijuar, nuk mund të merret si fakt i një lidhje farefisnore në mes ilirëve e shqiptarëve, sepse e dëshmuaka të kundërtën, ngase paraardhësit e shqiptarëve aty qenë imigruar pas shekullit të nëtë. Në fund vjen në një përfundim absurd, se nuk qenka e mundur të studiohet  e kaluara e shqiptarëve me metoda arkeologjike, pasi nuk paska të dhëna për to!? Sipas tij: “kjo nuk është e zakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë përzjerrje komponentash të kulturave të ndryshme. Ata që i patën vënë emrin këtij kombi të ri, qenë vërejtur për herë të parë në shekullin e XI, me etnonimin albanë, arbanë (këtu citon ndonjë farë Ferjançiq, 1988). Ata qenë të ardhur si blektorë, ndaj dhe arkeologjikisht është vështirë që të dallohen – nuk janë të njohur sipas banimeve të përhershëm, as sipas prodhimit të zejtarisë; duhet kërkuar varrezat e tyre në vendet malore….” Nga kjo që konstaton ky autor serb, dhe pastaj që vjen në një përfundim absurd, se shqiptarët s’paskan kurfarë lidhje me ilirët dhe se kursesi s’mundkan të trajtohen si populli më i vjetër/ autokton në Ballkan, mund të quhet vetëm një falsifikim i kulluar në fushën shkencore. Kjo nga fakti se, sipas të dhënave që ai i përmend, të cilat për të qenkan fakte bindëse, shqiptarët në truallin e Ballkanit qenkan paraqitur pas shekllit XI.

Qëllimi i tij në këtë referat është që ta hedhë poshtë tezën shkencërisht të vërtetuar se Kosova është rajon ilir. Mundohet në çdo mënyrë t’u tregojë qarqeve shkencore, se rajoni i Kosovë e Metohisë (kështu e quan ai), asnjëherë s’ka qenë tokë ilire/ shqiptare. Këtu ai përmend kohën pas vitit 1945 kur fillon propaganda se Kosova pat qenë ilire, d.m.th. shqiptare, sepse nën patronazhin e forcave fashiste, përherë të parë qe paraqitur ideja për Shqipërinë e Madhe. Tani me të madhe propagandohej se shqiptarët qenkan me prejardhje ilire.

Nga vështrimi i bërë ne referatet të përmendura më lartë shihet qartë qëllimi antishqiptar. Duke falsifikuar faktet historike mundohen që t’i hedhin poshtë tezat shkencërisht të konfirmuara mbi etnogjenezën ilire dhe autoktoninë e shqiptarëve. Këtë e bëjnë me qëllimin e vetëm që t’i trgojnë botës se ky popull nuk ka lidhje me ilirët e vjetër, por është i ardhur dhe s’ka se ç’kërkon aty ku është ngulitur me dhunë. Këto vende u takojnë serbëve se ata qenkan më të vjetër dhe autoktonë! Tezat e këtilla, siç do shohim më poshtë, bijen ndesh me konstatimet e disa autorëve të tjerë serbë të cilët janë të mendimit se serbët bëjnë pjesë në grupin e popujve sllavë, dhe se janë të ardhur në Ballkan gjatë shekullit të VI e të VII, por jo edhe të vjetër siç pretendohet nga autorët e përmendur. Këto teza bijen ndesh edhe me tezën e studiuesit serb të kohës, Jovan CVIJIQ. Sipas këtij autori, popuj të cilët e populluan Ballkanin, të parët janë grekët, shqiptarët dhe arumunët. Këta janë tre popuj më të vjetër të rajonit, ndaj dhe i quan autoktonë. Shprehimisht thotë: “Të parët e tyre u vendosën në Ballkan para se të fillojë historia në kuptimin e plotë, prandaj mund të trajtohen si autoktonë”

Disa autorë serbë të kohëve të fundit, duket se janë realistë, nuk pajtohen me studimet shkencore serbe, sepse ato mbështeten në falcifikime dhe fakte të pavërteta në nxjerrjen e së vërtetës historike mbi etnogjenezën dhe autoktoninë e shqiptarëve. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se Serbët nëpërmjet gënjeshtrave dhe fakteve të falcifikuara, krijojnë mitet e tyre dhe me të mundohen që ta tregojnë historinë e së kaluarës së tyre, kurse popujve të tjerë t’jua shtrembërojnë historinë.

Ja disa nga këta publicistë dhe studiuesë serbë që nuk pajtohen:

Për arsyet e gënjeshtrave serbe, sqarim të mirë jep akademiku Dobrica Qosiq, i cili në raste të shumta edhe vetë e pranon gënjeshtrën, ku thotë: “Ne gënjejmë të mashtrojmë serbët që të urrejmë të tjerët; gënjejmë nga dhimbja, gënjejmë nga turpi, të inkurajojmë, ta fshejmë mjerrimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë;gënjejmë për shkak të lirisë; gënjeshtra është një lloj i patriotizmit serb dhe vërtetim i intelegjencës sonë të lindur;gënjejmë krijimtarisht, fantazisht, shpikës”. Për gënjeshtrat, më tutje thotë: “Gënjeshtra është interes shtetëror serb; gënjeshtra është në vetë qënien të serbit; në këtë vend çdo gënjeshtër së fundi bëhet e vërtetë; shumë herë në histori serbët i pat shpëtuar gënjeshtra”.

Një autor tjetë me emrin A.G. Matosh shprehet: “Serbëve gënjeshtra iu është dhuratë nga zoti”.

Historiania, Olivera Millosavljeviq në shkrimin e saj “MJAFT ME GËNJESHTRA, SHQIPTARËT JANË AUTOKTONË” (ДОСТА СА ЛАЖИМА, АЛБАНЦИ СУ АУТОКТОНИ), nuk pajtohet me stereotipin e intelektualëve serbë të shekullit XX, ngase konstatimet e tyre janë fallco dhe të stërmbushura me gënjeshtra. Këtu ajo përmend disa autorë serbe të cilët në veprat e tyre lidhur me shqiptarët, kostatimet i kanë në sajë të falcifikimeve të dokumetave dhe gënjeshtrave të shpikura. Kështu, p.sh., Dimitrije Bogdanoviq në librin e tij “LIBRI PËR KOSOVËN”, ka cituar intervistat e intelektualëve serbë ku janë shprehur negativisht për shqiptarët e Kosovës, përkatësisht për “gjenocidin e planifikuar” ndaj popullatës serbe. Në këtë libër autori Bogdanoviq e riaktivizon tezën  se kinse shqiptarët gjatë okupimit të trojeve serbe në shekullin e XVII gjer në kohën e sotme në “ndërgjegjen historike të popullit serb paskan lënë gjurma të përgjakura të dhunës”. Sipas tij, populli serb paska qenë plan i zhdukjes fizike! Madje, për këtë autor, historiania serbe nënvizon se ai për prejardhjen ilire të shqiptarëve thotë se është tezë raciste! Me këtë ai e hedh poshtë tezën mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, dhe se me këtë u penguaka e drejta serbe në këtë territor. Këtu ajo paraqet edhe një qëndrim tjetër racist të këtij autori. Shqiptarët, sipas tij, lindkan tepër fëmijë me qëllim që pastaj të sulmojnë e të zhdukin sa më tepër fëmijë serbe! Fëmijët serbë qenkan pra “viktimë” e fëmijëve shqiptarë.

Sipas Radovan Samarxhiq-it, shqiptarët në shekullin e XVI patën qenë më ekspanzivë, kurse turqit kanë qenë ata  që  “mundësonin” futjen e tyre si ndonjë pykë në trojet serbe. Ndërsa Marko Mlladenoviq, shkon akoma më tutje. Sipas këtij autori, shqiptarët në Kosovë patën ushtëruar gjenocid dhe apart’hejd! Për origjinën ilire të shqiptarëve thotë se qenka një “mjegull arkeologjike”. Sipas këtij autori, nënvizon historiania serbe, në Kosovë gjer në shekullin e XVII nuk paska shqiptarë, kurse gjer në Luftën e Dytë Botërore, nuk kanë qenë më të numërt se serbët! Këtu ai nënvizon: “Përndjekja e serbëve nga Kosova e Metohia është prej bashibozukëve gjer te ballistët dhe prej islami gjer në nacionalizmin ekstrem”. Autori Atanasije Jevtiq, garantuaka se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë qenka “Sa më tepër tokë, sa më tepër fëmijë dhe sa më tepër armë”.

Historiania O. Milosavljeviq, nuk ndalet këtu, përmend edhe autorë të tjerë serbë, që në shkrimet e tyre, për të treguar të kaluarën historike të shqiptarëve, paraqesin të dhëna të pabazuara në fakte. Tani kemi autorin Miodrag Joviçiq, i cili paraqitet më rigoros. Sipas tij “Shqiptarët qenkan zullumqarë, banditë dhe dhunues në gjakun e tyre dh të pacivilizuar”. Është i mendimit se bartës kryesor i gjendjes së këtillë të këtij etniteti/ shqiptarëve qenka islamizimi i tyre. Veset, si plaçkitjet, përdhunimet e shumë të tjera jua paskan dhënë turqit. Me këtë thotë se, “Shqiptarëve ju ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullatës serbe e cila qenka fajtore që është gjallë”. Sipas tij, dhe shumë autorëve të tjerë serbë, “u dashka që në vitin 1945 shqiptarët të vendosen në karantin special ku do të japin fakte të sigurta se janë gati për një jetë civilizuese, e pastaj t’u jepet autonomi”. Dhe në fund thotë se shqiptarët qenkan “bartësit e shovinizmit dhe racizmit agresiv”. Të gjitha këto të thëna të këtij autori të tij janë tendencioze dhe një urrejtje mizore, konstaton historiania serbe.

Ndër autorët bashkëkohorë serbë që paraqitet më radikal thekson historiania, është Dobrica Qosiq, i cili për shqiptarët thotë: “Janë më radikalë shqiptarët e sotëm dhe më mizorë nga vëllezrit tanë të tjerë”. Pastaj vazhdon: “ata janë shërbyer me mjete më brutale sipas traditës muhamedano-turke dhe ballisto-fashiste”.

Këto ishin disa vërejtje të autores serbe, Olivera Millosavljeviq e cila nuk pajtohet me konstatimet e autorëve serbe mbi etnogjenezën dhe autoktoninë e shqiptarëve. Ndaj edhe kategorikisht, duke iu drejtuar atyre, shprehet” Mjaft me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë” (“Доста са лажима, Албанци су аутохтони”).

Me mendimin e njëjtë të kësaj historiane, paraqitet edhe Sonja Biserko (Соња Бисерко), presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, për revistën kroate “Vjenac”, thotë se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”. Madje vazhdon:“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”.

            Në fund po japim  përgjigjen e një shkrimtari shqiptar dhënë  nacionalistit/ shkrimtarit serb, Vuk Drashkoviq. Ky i fundit, përnga qëndrimet e tij nacionaliste dallon nga shumë nacionalistë të tjerë serbë. Edhe pse vazhdimisht i pat bërë kritika të ashpra ish qeverisë së ultranacionalistit dhe “kasapit të Ballkanit” Millosheviq-it, madje edhe qeverisë së Vuçiqit, nuk resht me deklaratat e tia antishqiptare. Bile ai orvatet të jep “mendimin e vet” për origjinën dhe vendin e të parëve të shqiptarëve që kanë imigruar në truallin e Ballkanit!

Këtë “konstatim” ai e jep në artikullin e vet “Marrëdhëniet serbo-shqiptare”. Shkrimtari ynë, Ismail Kadare, duke lexuar këtë shkrim, vëren se nacionalisti Drashkoviq, aty jep shumë të dhëna të pavërteta pa kurfarë argumentash shkencorë. Ndaj duke dhënë mendimin e tij konstruktiv, kategorikisht është kundër tezës së tij të rrejshme. Me këtë tezë nacionalisti serb, nënvizon Kadare, pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur Albania, thuhet se shqiptarët janë prej andej”.

Vemendjen e përqëndron në një  fragment të Drashkoviq-it, ku thuhet: “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve”. Meadje i kundërpërgjigjet:  me sa duket Vuk Draskoviq duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut”.

Mendimit të këtij autori serb, duke hedhur poshtë, përsëri i kundërpërgjigjet me fakte shkencëtarisht të konfirmuara, ku shprehimisht thotë:“Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve.  Këtu  citon disa pej tyre: gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët Ëilliam Leak dhe Steëart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj)”.

Nga çka u shkruajt më lartë qartë shihet se autorët serbë dhe institucinet e larta shkencore, duke përkrahur politikën raciste/ diskriminuese ndaj shqiptarëve të politikës ekspanzioniste dhe shoviniste të qeverisë serbe, kanë filluar “intensivisht”  të angazhohen në kërkimet shkencore që t’i tregojnë botës shkencore se shqiptarët kinse s’paskan lidhje me ilirët e vjetër të Ballkanit dhe nuk qenkan autoktonë në truallin ku sot jetojnë. Këtë tezë ata e mbështesin në fakte dhe argumente të ndryshme fallco dhe të rrejshme që s’kanë lidhje me faktet e konfirmuara shkencërisht nga autorë vendas e botërorë që përmendëm në tekst.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne