Kryeministri kuisling i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkruar një letër presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, ku e uron për marrjen e detyrës dhe i shpreh përkushtimin për të punuar me administratën e re.
Por ajo që bie më shumë në sy në letrën e kryeministrit pucist Avdullah, është edhe një falenderim për ish presidentin Trump edhe pse letrën i’a ka dërguar pasardhësit të tij.
“Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale”, shkruan Hoti.
Kryeministri Hoti duket se është treguar i kursyer, duke shkruar një letër për të dy presidentët, ndërkohë që mund ta falendronte ish presidentin Trump, me një letër të veçantë.
Kujtojmë se Hoti firmosi në Zyrën Ovale, në prezencën e Trump dhe Vuçiç, marrëveshjen Kosovë-Serbi. Pas atij takimi, aq i entuziasmuar ishte kryeministri i Kosovës, sa shprehu gatishmërinë që liqenit të Ujmanit t’i vendosej emri “Trump”, pasi një gjë e tillë u propozua nga keshilltari ekstremist protestant i Trumpit Richard Grenell. Nuk dihet nëse Hoti e ka ende këtë dëshirë, pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë. Por nje gje eshte e vertete. Avdullahi sot eshte kryeminister fale Trumpit dhe tradhetise se ceshtjes se Kosoves qe ai beri ne marreveshjen me Serbine.
Letra e plotë e Avdullah Hotit për Presidentin Biden:
“I nderuar z. Biden,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar.
Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë jam i përkushtuar të punoj me administratën tuaj për të forcuar Institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.
Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.
Me vlerësimin më të lartë për ju dhe vendin tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju.
Sinqerisht,
Avdullah Hoti.
Kryeministër i Republikës së Kosovës”
Me poshte letra origjinale e Avdullahit: