Avdullah Hoti: Nuk ka alternativë tjetër për dialogun, Kosova e përgatitur për procesin, po punojmë që të kompozojmë delegacionin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se nuk ka alterantivë tjetër për dialogun përveç se të përfshihet në të.

Hoti thotë se Kosova është e përgatitur për dialogun dhe po punohet për një delegacion i cili do përfaqësojë Kosovën.

Rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi ishte parashikuar të fillonte në Shtëpinë e Bardhë në SHBA me ndërmjetësim të Grenellit. Por pas publikimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, në fillim Presidenti i Kosovës dhe më pas edhe Hoti anuluan pjesëmarrjen në takim.

Por duket se një takim do të ketë, dhe Hoti është gati të marrë pjesë.

“Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin dialogu nuk ka alternativë tjetër. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe nga qeveritë e kaluara. Jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion që do ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces”, tha Hoti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne