Avionët e koalicionit amerikanë shkaktojnë masakër në Siri: 100 civilë të vrarë

Burimet informative të premten kanë raportuar se në sulmin e avionëve luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të Amerikës në Dejr Al-Zur të Sirisë janë vrarë 100 civilëve sirianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avionët e koalicionit ndërkombëtar kanë sulmuar një kamp të refugjatëve sirianë në rrethinën e Dejr Al-Zur. Edhe më parë si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit ndërkombëtar në qytetet Raka dhe Dejr Al-Zur, janë vrarë me dhjetëra civilë sirianë. Ministria e jashtme e Sirisë i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe ka kërkuar ndërprerjen e sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika kundër këtij vendi. Provinca Dejr Al-Zur ndodhet në lindje të Sirisë në kufi me Irakun dhe qyteti Dejr Al-Zur ndodhet në brigjet e lumit Eufrat./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne