Putin kundërshton kërkesën e Netanjahut në lidhje me Iranin

Presidenti i Rusisë ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit të regjimit sionist në lidhje me largimin e forcave iraniane të pranishme në Siri nga kufiri me Izraelin.

Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar gazetën “Times” të Izraelit, njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka kundërshtuar kërkesën e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të Izraelit, për krijimin e një zone 60-80 km në kufi mes Izraelit dhe Sirisë pa praninë e forcave iraniane në Siri. Kërkesa e kryeministrit izraelit për tërheqjen e forcave iraniane dhe të Hezbullahut nga kufiri i Izraelit thuajse ishte paraqitur për herë të parë në muajin korrik, mirëpo mediat izraelite sot e kanë zbuluar këtë kërkesë. Regjimi sionist në muajt e fundit ka bërë përpjekje të mëdha për largimin e Iranit nga Siria dhe duke spekuluar për mënyrën e pranimit të Iranit në Siri, është munduar ta nxisë koalicionin amerikan kundër Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne