Avionët luftarakë rus dhe sirianë bombardojnë terroristët në Idlib

Avionët luftarakë të Rusisë dhe Sirisë me një operacion të përbashkët kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të armatosur në rajonin Sehare pjesë e provincës Idlib.

Në këtë operacion thuhet se janë vrarë me dhjetëra terroristë dhe janë shkatërruar vendstrehimet e tyre. Sulmi ishte një formë përgjigjeje ndaj sulmit të grupit terrorist Fronti Nusra në rajonet banuara nga civilët në Idlib. Ushtria siriane gjithashtu ditën e mërkurë arriti të eliminojë një dron të terroristëve të Frntit Nusra në veriperëndim të Idlibit. Grupet terroriste në Siri pas disfatave të njëpasnjëshme kundrejt ushtrisë siriane, kanë ndërmarrë sulme me raketa dhe predha ndaj qyteteve të banuara nga civilët. Në këto sulem shumë civilë mes tyre gra dhe fëmijë javë vrarë dhe plagosur. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne