Kërkoi kohë, KPA mbyll hetimet për Besnik Muçin, kur jepet vendimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur hetimin gjyqësor për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Kolegji vendosi të mbyllw hetimin gjyqësor për çështjen dhe të kalojë në fazën e konkluzioneve përfundimtare në datën 12 nëntor, ora 12:00.

Ndonëse prokurori kërkoi kohë për ardhjen e dokumentacionit nga Turqia, gazetarja Glidona Daci bën të ditur për Abcnews.al se KPA ka thënë se koha në dispozicion ka qenë e mjaftueshme.

Kërkesa e subjektit Muçi për dhënie kohë për ardhjen e disa akteve nga Turqia rezulton e pa bazuar, pasi ka pasur kohe të nevojshme për t’i marrë”./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne