Avionët luftarakë të Amerikës sulmojnë kolonën e ushtrisë së Sirisë

Burimet siriane kanë njoftuar për sulmin ajror të Amerikës ndaj një kolon të forcave të ushtrisë së Sirisë në lindje të këtij vendi i cili ka shkaktuar me dhjetëra persona të vrarë.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se ky sulm ajror është kryer në zonën rreth bazës ushtarake Al-Tanaf në lindje të Sirisë në të cilën janë të pranishme forcat amerikane. Sipas këtij raporti, një kolonë e forcave ushtarake të Sirisë së bashku me forcat aleate të tyre ishin në rrugën e tyre drejt bazës ushtarake Al-Tanaf, por që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të avionëve luftarakë të Amerikës dhe janë sulmuar në një zonë 13 km larg kësaj baze ushtarake në lindje të Sirisë dhe si pasojë janë vrarë me dhjetëra trupa të kësaj kolone ushtarake të Sirisë. Avionët luftarakë të Amerikës edhe më parë kanë sulmuar forcat siriane dhe aleatet e tyre në afërsi të kësaj baze e cila ndodhet nën kontrollin e një grupi të kryengritësve të armatosur të “Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë”. Amerika u ka thënë kryengritësve siriane në jug të Sirisë se nuk do të lejojë që ushtria e Sirisë ose çfarëdo force tjetër të sulmojë rajonet nën kontrollin e tyre në jug të Sirisë sidomos bazën Al-Tanaf./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne