Avionët turq me akrobaci ajore mahnitëse në Baku për 100-vjetorin e ushtrisë së Azerbajxhanit

Skuadrilja e akrobacive ajrore “Yjet Turke” (Türk Yıldızları) dhe “SoloTurk”, pjesë e Forcave Ajrore të Turqisë, kanë qenë në qendër të vëmendjes në një shfaqje në Baku, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të ushtrisë së Azerbajxhanit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tdDgSsCH6kQ]

Në shfaqjen e organizuar në Parkun Kombëtar, në brigjet e Detit Kaspik, u shfaqën fillimisht “Yjet Turke”, ndërsa më pas fluturime demonstruese realizoi edhe “SoloTurk” me avionin F-16.

Mijëra qytetarë azerbajxhanas ndoqën këtë shfaqje rreth 50 minuta të gjatë, ndërsa shumë të pranishëm fotografuan dhe filmuan çdo moment të kësaj shfaqjeje të magjishme të skuadriljes së akrobacive ajrore të Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne