Baba Mondi: Kam mjelë edhe bagëti (VIDEO)

Vetëm një ditë para Festës së Sulltan Nevruzit, Bieta Sulo dhe kamerat e emisionit “Ftesë në Pesë” vizituan Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Gjatë intervistës me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin, ai tregoi ambientet e Kryegjyshatës dhe prezantoi disa nga ritualet e përditshme. Pas lutjes herët në mëngjes, dita vazhdonte me pirjen e kafes pranë oxhakut, aty ku Baba Mondi tregoi më shumë rreth historisë së bektashizmit dhe rrugëtimin e tij si kreu i këtij komuniteti.

Ai pranoi se ashtu si çdo Dervish, jo vetëm që ka njohuri në kuzhinë, por ka bërë edhe punë të tjera për të ndihmuar nevojtarët.

”Unë këtu kam patur bagëti, kam shkuar gjashtë muaj me lopë. I kam mjelë dhe ua kam dhënë njerëzve”, tha ndër të tjera Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bKNPZ3a9SXM?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne