‘Babalja’: Audiopërgjimi është i vërtetë, i qëndroj deri në vdekje

Pak ditë më parë, analizat e një laboratori britanik sugjeruan se audiopërgjimi i Albert Veliut me Agron Xhafajn është i montuar, duke bërë që prokuroria të lëshojë një sërë urdhër-arrestesh, përfshi edhe për Babalen.

Vetë Albert Veliu, në rrëfimin e tij për “Open” këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i tij dhe ai i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Babalja shton gjithashtu se i janë bërë shumë oferta, por edhe presione që të dalë e të thotë se audioregjistrimi ishte i manipuluar, por se i ka refuzuar.

“Unë i qëndroj deri në vdekje, vërtetësisë së atij audiopërgjimi. Le të presim që të dalë nga burgu ai përsoni tjetër (Agron Xhafaj), dhe të bëjmë ballafaqimin. Të na merret zëri të dyve dhe më pas do provohet që unë kam të drejtë. Unë i qëndroj të vërtetës time dhe nuk kam frikë për veten, por vetëm për familjen time”- deklaroi Albert Veliu.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne