Babagjyshët e vegjël mbushin rrugët e Alepos për festat e Krishtlindjeve, në një vjetorin e çlirimit

Dhjetëra fëmijë të veshur me kostume të kuq të Santa Klausit kërcenin rreth një peme, pasi të krishterët e Alepos festonin Krishtlindjet, një skenë e paimagjinueshme një vit më parë.

Dy të tretat e popullsisë së krishterë të Aleppos janë larguar gjatë luftës, por festimet e Krishtlindjeve të këtij viti ishin ende të mëdha. Qyteti ndriçon nga dritat ndërsa pemët e Krishtlindjeve qëndrojnë të ngritura nëpër sheshe.

Njerëzit vizituan kishat, disa prej të cilave kishin mbetur mrekullisht të paprekura pavarësisht se ishin përdorur si objektiva nga grupet terroriste të Jabhat al-Nusras dhe Shtetit Islamik (ISIS). Buzëqeshja dhe muzika shiheshin nëpër rrugë, ndërsa qytetarët e Alepos uronin njëri-tjetrin për Krishtlindje.

Fotot e fëmijëve të gëzuar me kostume të kuq dhe kapelet e Santa Klausit që kërcenin të gëzuar në Alepo janë shpërndarë nga shumë njerëz në mediat sociale. Fotografi të ngjashme u morën gjithashtu në qytetin Mahardah të Sirisë veriore, që ka një popullsi kryesisht të krishterë.

Qytetarët e Alepos dolën nëpër rrugë, pavarësisht se qyteti ditën e enjte u bombardua nga terroristët, kur u shënua një vjetori i çlirimit. Sipas agjencisë së lajmeve SANA, sulmi i mori jetën gjashtë viktimave, përfshirë dy vajza nga gjashtë dhe 13 vjeç.

Grupet militante xhihadiste u nxorrën nga Aleppo në dhjetor 2016, si rezultat i një ofensive të madhe nga ana e ushtrisë siriane dhe forcave pro-qeveritare, mbështetur nga sulmet ajrore ruse. Më parë, qyteti ishte ndarë midis palëve, ku pjesa perëndimore kontrollohej nga autoritetet dhe pjesa lindore mbahej e pushtuar nga opozita, me një prani të fortë të Jabhat al-Nusras. Militantët shpesh herë e kishin bombarduar Alepon perëndimor dhe e kishin ndaluan popullsinë që të largohej zona e kontrolluar e tyre me kërcënime, snajpera dhe ekzekutime./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne