Bahreini me Izraelin mund të njoftojnë mardheniet e normalizuara: Raport

Bahreini dhe zyrtarët perëndimorë thonë se Izraeli është në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Bahreinin, pasi të dy palët janë afruar shumë, dhe në një të ardhme relativisht të afërt njoftimi mund të bëhet i mundshëm .

Zyrtarë te paidentifikuar njoftuan të shtunën portalin e lajmeve the Middle East Eye se një njoftim zyrtar për vendosjen e marrëdhënieve mund të ndodhte jo më vonë se vitin e ardhshëm.

Zyrtarët thanë se Bahreini dhe Izraeli tashmë po punojnë për të vendosur vizita këmbimi të biznesmenëve dhe figurave fetare, madje edhe të ministrave.

“Unë nuk mendoj se do të dëshmojmë hapjen e një ambasade izraelite këtu, por ndoshta do të kemi vizita zyrtare nga ministrat e tregtisë dhe çështjet ekonomike”, tha një zyrtar i paidentifikuar perëndimor.

Kontaktet në kohë do të pasohen nga njoftimet zyrtare të marrëveshjeve të biznesit midis Tel Avivit dhe Manamas, shtoi burimi.

Një zyrtar i Bahreinit tha për “the Middle East Eye” se afrimi ishte pjesë e një realiteti të ri në Lindjen e Mesme dhe ishte në përputhje me politikën e përballjes me Iranin.

Vendosja e lidhjeve me Izraelin, tha zyrtari, nuk do të ishte problematik. “Izraeli nuk kërcënon sigurinë tonë apo te kryejë komplote kundra nesh, por sigurisht që është Irani ai që i bën”, deklaroi zyrtari.

Teherani është një kritik i vazhdueshëm i goditjes së protestave demokratike nga regjimi i Bahreinit që bën me ndihmën e trupave saudite. Manama shpesh kërkon arrestimin e elementeve të lidhur me Republikën Islamike që Irani i ka hedhur poshtë si të pabaza.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur arrestimet arbitrare dhe kanë kritikuar regjimin e Bahreinit për inponimin me detyrim të pranimit të akuzave dhe torturimet e të burgosurve.

Bahreini nuk ka marrëdhënie formale diplomatike me Izraelin. Megjithatë, gjatë viteve të fundit një rrjedhë e turistëve dhe biznesmenëve izraelitë kanë qenë e njohur për vizitat e bëra në ishullin e Gjirit Persik me 1.4 milion banorë.

Sipas një kabllogrami diplomatik sekret amerikan të botuar nga WikiLeaks, mbreti i Bahrainit mburrej para një zyrtari amerikan se Manama kishte kontakte me Izraelin “në nivel sigurie me sherbimet e inteligjencës ku fjala ishte për Mosadin.

Herët këtë javë, gazetat izraelite cituan një Rabin të shquar që u takua me Mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa duke thënë se Mbreti i tha atij se ishte kundër bojkotit të shteteve arabe ndaj Izraelit dhe kishte qëllim të lejonte qytetarët nga mbretëria e tij të vizitonin Izraelin.

Ministria e Jashtme e Izraelit e konfirmoi në llogarinë e saj në Twitter, “Mbreti Bahrein Hamad bin Isa Al Kalifah denoncoi bojkotin arab kundër Izraelit dhe ka konfirmuar se qytetarët e Bahreinit tani janë të lirë të vizitojnë Izraelin”. Megjithatë postimi u fshi shpejt.

Politika e Bahreinit mbi Izraelin ndez zemërim publik

Në vitin 2009, Princi i Kurorës i Bahreinit, Sheikh Salman bin Hamad Al Khalifa, shkroi një artikull për Uashingtonin, ku ai u kërkoi vendeve arabe që të komunikojnë më shumë me Izraelin.

Në shtator 2016, Ministri i Jashtëm i Bahreinit Halid bin Ahmed Al Khalifa i ofroi ngushëllime Izraelit për vdekjen e ish- presidentit, Shimon Peres.

Qytetarët e Bahreinit perdoren Twitterin për të shprehur zemërimin e tyre në lëvizjen e ministrit të jashtëm.

“Si mundet ai (Peresi) të prehet në paqe, ndërsa britmat e nënave që kishin humbur fëmijët e tyre nuk e lenë rehat në varr? Si mund të prehet në paqe ndërsa gjaku i martirëve në Palestinë dhe Liban bërtiste për hakmarrje”, shkruante Khalel.

Khalil Bhaza, një tjetër përdorues i Twitter, tha, “Ju i ofroni ngushëllimet tuaja një njeriu që udhëhoqi një Okupim … një personi që mori pjesë në dëbimin e një populli arab nga atdheu i tij”.

Në dhjetor 2016, një videoklip u nda nëpër mediat sociale, duke treguar personalitetet e Bahreinit dhe tregtarët që kërcenin pranë rabinëve në një festë izraelite në Manama.

Më shumë se 400 aktivistë te ligjit në Bahrein shpërthyen ashper ndaj zyrtarëve të Bahreinit për mbajtjen e eventimenit.

Në maj të vitit 2017, Manama dëshmoi vizitën e parë të një zyrtari izraelit në kongresin e 67-të të trupit qeverisës botëror të futbollit, FIFA.
Kohët e fundit, Princi Nasser i Bahreinit paraqiti në emër të babait të tij, mbretit Hamad bin Isa Al Khalifah, deklaratën e Bahreinit për tolerancën fetare në Muzeun e Tolerancës pro-izraelite në qytetin amerikan të Los Anxhelosit.

Ali al-Fayez, një aktivist i opozitës në Bahrein, tha se kauza palestineze gjithmonë i kishte bashkuar njerëzit e Bahreinit dhe qeveria nuk përfaqësonte vullnetin dhe orientimin politik të popullit.

Nasser al-Fadhala, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës “Bahreini për Pengimin e Normalizimit”, tha se regjimi i Manamas po shkel kushtetutën, e cila në mënyrë eksplicite afirmon mbështetjen e kauzës arabe dhe islame – kauza palestineze është në krye të listës.

“Sa herë që ata bëjnë përparime të mëtejshme drejt normalizimit, pakënaqësia dhe trazirat popullore do të rriten. Ata nuk duhet të shkelin marrëveshjet tona,” shtoi ai./Gazeta Imakt

burimi:press

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne