Bahrejni bën kërkesë për ambasadë në Izrael

Bahrejni bëri një kërkesë zyrtare për të hapur ambasadë në Izrael.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid ez-Zeyyani, i cili shkoi për një vizite zyrtare në Izrael u takua me homologun izraelit, Gabi Ashkenazi.

Pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zeyyani dhe Ashkenazi dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.

Zeyyani deklaroi se ai i paraqiti kërkesën zyrtare të vendit të tij Ashkenazit për të hapur një ambasadë në Izrael.

Ministri i Bahrejnit bëri të ditur se edhe kërkesa zyrtare e Izrael për të hapur ambasadë në Manama, kryeqytetin e Bahrejnit është pranuar dhe ky hap do të japë kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Zeyyani pasi të pritet në takim nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin do të takohet me Kryeministrin, Binyamin Netanyahu.

Pas këtyre takimeve, ministri i Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid ez-Zeyyani do të marrë pjesë në takimin tresh Izrael, SHBA dhe Bahrejn, ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ndërmjet Izraelit dhe Bahrejnit më 15 shtator me një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne