Kërcënimi i ekstremit të djathtë po rritet me shpejtësi në Britani

Mendimi i ekstremit të djathtë në Britani ka arritur në nivele shqetësuese mes të rinjve dhe është bërë një kërcënim që rritet me shpejtësi në vend.

Neil Basu, kreu i njësisë së anti-terrorit në policinë metropolitane, në një deklaratë për Sky News bëri të ditur se “ekstremizmi në internet” në periudhën e zbatimit të karantinës është rritur në nivel serioz dhe se kjo situatë përbën një mundësi për radikalizim.

Të rinjtë janë ndikuar nga retorikat e urrejtjes në mjediset e internetit, tha Busu duke shtuar se kjo situatë i drejton të rinjtë edhe në ekstremizmin që përfshin dhunë.

Busu informoi se në 18 muajt e fundit janë arrestuar 17 fëmijë të akuzuar për terrorizëm dhe se në po të njëjtën periudhë mbi 1.500 fëmijë nën moshën 15-vjeçare janë drejtuar në programe për parandalimin e radikalizimit.

“Ne shohim se më shumë të rinj janë tërhequr brenda aktiviteteve terroriste”, tha Busu i cili tërhoqi vëmendjen se numri i të rinjve që i bashkohen ekstremit të djathtë ka arritur në nivele shqetësuese në krahasim me punimet për rastet e disa viteve më parë.

Ndër të tjera Busu theksoi se vitin e kaluar janë arrestuar 12 persona lidhur me terrorizmin dhe se 10 prej këtyre kanë qenë të lidhura me terrorizmin e ekstremit të djathtë.

Ekstremi i djathtë në Britani

Ekstremi i djathtë në Britani mori një vrull rritjeje pas referendumit mbi Brexit-in në 2016 dhe sulmeve terroriste në vitin 2017 në Londër dhe Manchester.

Në mesin e veprimeve të grupeve terroriste të ekstremit të djathtë në vend janë të përfshirë vrasja e parlamentares Jo Cox në 2016 dhe kryerja e sulmit me automjet kundër muslimanëve që dilnin nga një xhami në Londër në vitin 2017.

Dihet që edhe fëmijë në moshën 14-vjeçare ndodhen në mesin e personave që kanë ndikuar grupet terroriste të ekstremit të djathtë të cilët krahas mjeteve prerëse mbajnë edhe armë dhe lëndë shpërthyese./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne