Balluku e pandehur nga SPAK, Luarasi: Çështje që i takon drejtësisë! PS nuk ndërhyn, është vijë e kuqe

Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi, ka komentuar marrjen të pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku nga SPAK.

Luarasi u shpreh se ky është një proces që i takon drejtësisë dhe Partia Socialiste sipas saj, “duke qenë një nga promotorët e reformës në drejtësi”, e ka të qartë që nuk ndërhyn.

Ajo përmendi rastin e Erion Veliajt, duke thënë se edhe kur PS ka opinionet e saj, drejtësia është “vija e kuqe” që nuk kalohet për socialistët.

“Marrja e pandeur e zonjës Balluku mendoj se është proces që i takon drejtësisë dhe PS duke qenë një nga promotorët e reformës në drejtësi e ka bërë të qartë që nuk ndërhyn edhe si në rastin e zotit Veliaj, edhe kur ka opibionet e veta, kjo është e vetmja vijë e kuqe që nuk kalohet”, u shpreh Luarasi./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne