Banesat sociale/ Hyn në fuqi ligji që trajton administratën publike me kredi lehtësuese, ja kush përfiton

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e reja në ligjin për strehimin social. Sipas këtij ligjim që ka hyrë në fuqi, punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit të kredive të buta për të përfituar kredi me 0% interes në blerjen e një shtëpie.

Ligji parashikon që, me vendim të Këshillit të Ministrave, çdo vit do të hapen kuotat, ndërsa për vitin 2023, qeveria vendosi të hapë 300 kuotat e para, të ndara në mënyrë të barabartë për mjekët, policët dhe ushtarakët. Ky është vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare që ka hyrë në fuqi.

Sipas vendimit, aplikimet e kandidatëve do të shqyrtohen bazuar mbi një sistem pikëzimi. Për policët, që të kualifikohen për programin, ata duhet të jenë të martuar. Kriteret e strehimit përfshijnë mospasjen e një banese në pronësi, kriter tjetër është jetesa në banesa në rrezik shembje si rezultat i fatkeqësive natyrore, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familje që humbasin banesën si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, janë banues në shtëpi që do tu prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.

Për këto kategori kushte të tjera përfshijnë pagën të një niveli të përcaktuar me VKM dhe mos të kenë pak se dy vite të punësuar në administratën publike. Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive. Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit./TPZ

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne