Banorët e “Astirit” tentojnë të futen në Parlament, deputetët e opozitës i bashkohen protestës/ FOTO

Banorët e Unazës së Re janë konfrontuar sot paradite në ambientet e jashtme të Parlamentit me forcat e rendit.

Protestuesit kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku është duke folur Kryeministri Edi Rama.

Në terren është dashur ndërhyrja e forcave speciale të cilët kanë qetësuar për disa momente situatën.

Banorët kanë hedhur në drejtim të forcave të rendit tymuese dhe janë përleshur dhe fizikisht.

Në foto Zv.Drejtori i Policisë, Dhimitraq Ziu, i cili është gërrvishtur në fytyrë nga konfrontimi me banorët e Unazës së Re.

Edhe deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re para Parlamentit. Pranë protestës janë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Luan Baçi, Myslym Murrizi, Endrit Brahimllari i LSI etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne