Tym dhe flakë para Kuvendit, lëndohen disa protestues dhe një punonjëse e policisë/ FOTO

Banorët e Astirit qëndrojnë ende në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.

Ka pasur sërish një agravim të situatës, gjatë hedhjes së shashkave dhe tymueseve ka mbetur e lënduar dhe një punonjëse e policisë, dhe disa prej banorëve, mes tyre dhe Dorjan Protoduari.

Ndërkohë që protestuesit në mënyrë kategorike thonë se asnjë prej tyre nuk ka hedhur shashka, dhe dikush tjetër po provokon policinë.

Banorët janë shprehur edhe më herët se protesta e tyre është paqësore.

Që prej mëngjesit u evidentua një numër shumë i madh efektivësh të policisë që kishin blinduar zonën pranë parlamentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne