Shqiperia

Banorët e fshatit në Fier përplasen me Policinë, thyerje xhamash e çarje gomash

Ndërsa kryeministri Rama ndodhet në Fier, në fshatrat e Myzeqesë ka pasur një përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët e fshatit Verri, prej 20 ditësh po kundërshtojnë ndërtimin e një incerenatori plehrash. Banorët tregojnë se ky projekt ka marrë lejen e Bashkisë Fier, por ai nuk ka as leje mjedisore dhe as leje ndërtimi.
Banorët tregojnë ekskluzivisht për dritare.net përplasjen me policinë.

Ja rrëfimi i tyre:

Në qarkun e Fierit prej 4 muajsh
kanë nisur një projekt për ndërtimin e një incerenatori. Ky projekt i miratuar nga Bashkia Fier nuk ështe bërë kurrë publik,
as për teknologjinë që do përdoret as për buxhetin e as kapacitetin. Projekti nuk ka as leje mjedisore, as leje ndërtimi. Në fillim tentuan ta bënin në fshatin Mbytje.
Aty banorët u çuan dhe pati konflikte fizike dhe firma u tërhoq. Pastaj tentuan në Mbrostar, por edhe
aty u përballen me reagim shumë të ashpër pasi Mbrostari është fshat i madh. Banorët bllokuan rrugën nacionale për disa ditë dhe hyn forcërisht në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe këtu u terhoq projekti. Shkuan në Verri ku kanë mbi 20 ditë. Pra duan të ndërtojnë një incenerator plehrash në Myzeqe në tokë bujqësore. Dje kishin përdorur dhunë, qenë përplasur keq, banorët kishin thyer xhamat dhe çarë gomat e një prej makinave të tyre …janë të vendosur nuk do i lënë.

Më poshtë po sjellim videot e përplasjes së banorëve me policinë./dritare. net

OPINIONE

INTERVISTA