Banorët e Illinois-it vizitojnë Qendrën Islamike për të mësuar rreth Islamit

Dhjetëra banorë në Illinois, SHBA, kohët e fundit vizituan Qendrën Islame të DeKalb si pjesë e një përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta në lidhje me fenë e dytë më të përhapur në botë, për të mësuar më shumë për Islamin.

Kjo ishte vizita e parë për disa brenda Komunitetit të DeKalbit. Grupi është i lirë, i hapur për njerëz me besime dhe sfonde të ndryshme. Ata takohen çdo muaj në vende të ndryshme për të diskutuar një sërë temash që përballen me banorët e zonës DeKalb.

Michelle Goodenough dëgjoi rreth turneut në buletinin e së dielës të kishës. “Ne jemi një komunitet dhe ne duhet të zgjerojmë bashkësinë tonë përtej dyerve tona të kishës”, tha Goodenough. “Ne jemi midis njëri-tjetrit në këtë komunitet, dhe ne duhet të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin”.

Carol Hajic thotë se ajo ka lexuar rreth Islamit dhe ishte e lumtur, e gëzuar për dëgjimin e përgjigjeve për pyetjet e zakonshme.

“Mendova se shpjegimi se pse po i hiqni këpucët në xhami ishte i arsyeshëm, për shkak të pastërtisë, tha ajo.

Kryetari i Qendrës Islamike të DeKalb, Muhammed Labadi foli për rëndësinë e namazit të përditshëm dhe iu bënë shumë pyetje nga vizitorët.

Nga ana e saj, Angela Baron-Xhefri thotë se e vlerësonte ndërveprimin mes njerëzve me prejardhje të ndryshme.

“Dyert gjithmonë kanë qenë të hapura, komuniteti është ftuar dhe i mirëpritur. Shpresoj se kjo na ka ndihmuar të kuptojmë më mirë vëllezërit dhe motrat tona të besimit”, tha Baron-Xhefri.

Burimi : Northern Public Radio/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne