Banorët e Krrabës protestë kundër Veliajt: Harroje fabrikën e bitumit këtu!

Banorët e Krrabës sërish protestojnë sot kundër fabrikës së bitumit që Bashkia e Tiranës e ka vendosur aty, pas protestave në Pezë.

Kjo fabrikë shkakton kancer. Nuk vë në rrezik familjen e fëmijët. Cdo ditë do të vijë këtu të protestoj. Këtu janë mbi 300- 400 banorë.

Nuk lejohet fabrika këtu. Ta harrojë zotëria. Iku nga Peza se ishte armë kimike. Banorët e fituan me gjykatë çështjen edhe ne nuk tërhiqemi”thanë banorët për Ora News.

Ish administrator i Bërzhitës thotë se po përpiqen të manipulohen banorët duke u premtuar se do ndërtojnë rrugët e brendshme.

“U bëj thirrje prokurorisë të nisin hetimet. Nuk është pyetur fare komuniteti. Nuk mund ta ndotim me këtë maskaradë” u shpreh ai.

Ata janë të shqetësuar dhe për mungesën e transparencës.

“Të vijnë në Krrabë të na tregojnë çfarë po ndërtohet. Nuk ka asnjë tabelë. Kush janë efektet e kësaj fabrike” thonë ata

Banorët shprehen të vendosur të mos heqin dorë dhe të mos lejojnë hapjen e fabrikës së bitumit./oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne