Rajoni Shqiperia

Banorët e përmbytur në Shkodër/ Qeveria shqiptare i harron, Turqia i ndihmon

Republika e Turqisë nëpërmjet agjencisë turke TIKA, më 24 mars 2018, ditën e shtunë, në mesditë, do të dërgojë në qytetin e Shkodrës 60 tonë ushqime për bagëtitë dhe paketa me ushqime për 2500 persona.

Ndihma nga Turqia vjen për banorët e zonave të përmbytura të cilët prej më shumë se 20 ditësh po përballen me një situatë të pazakontë.

“Kjo ndihmë është një tregues i solidaritetit të vërtetë midis nesh dhe Shqipërisë, këtij vendi mik dhe vëlla, dhe e mbështetjes që jep Turqia në këto ditë të vështira për vëllezërit tanë shqiptarë. Në veprimtaritë për shpërndarjen e ndihmave do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë zoti M.Ahmet Yörük, koordinatori i programit të TIKA-s zoti Özay Özütok dhe punonjës të tjerë të Ambasadës”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në Tiranë.

OPINIONE