Francë – Ish-presidenti Nicolas Sarkozy lirohet me kusht të kontrollit gjyqësor

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i ndaluar me akuza për korrupsion, është liruar me kusht të kontrollit gjyqësor, ndërsa i është ndaluar udhëtimi në katër vende.

Vendet në të cilat i është ndaluar udhëtimi Sarkozy-t janë Libia, Egjipti, Tunizia dhe Afrika e Jugut.

Tërheq vëmendjen se shumica e personave që përmenden në dosjen e korrupsionit jetojnë në këto vende.

Në kuadër të kontrollit gjyqësor Sarkozy-t gjithashtu i është ndaluar takimi me Claude Gueant, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të Sarkozy-t, Brice Hortefeux dhe ish-drejtorin e shërbimit të inteligjencës së brendshme, Bernard Squrcini.

Vendimi i kontrollit gjyqësor i vendosur për Sarkozy-n është shembull i parë në historinë e Francës. Sarkozy akuzohet për financa të jashtëligjshme nga Libia gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2007.

Pas lirimit të tij, Sarkozy mori pjesë në një program televiziv. Pretendimet ndaj tij ai i cilësoi si “Shpifje e bandës së Kadafit”, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë dokument dhe provë në lidhje me këto akuza.

Tërheq vëmendjen se Sarkozy, i cili gjatë programit që zgjati 25 minuta deklaroi se do ta pastrojë nderin e tij, ishte shumë nevrik dhe përdori shprehje të rënda./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne