Banorët e Unazës së Re nisen drejt kryeministrisë për t’u bashkuar me studentët

Banorët e “Unazës së Re” janë nisur drejt kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së studentëve përpara kryeministrisë pas thirrjes së këtyre të fundit ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar për një protestë mbarë kombëtare.

Thirrja e studentëve që t’i bashkohet protestës së tyre çdo shqiptar që i mbështet por edhe që mund të ketë një arsye personale apo komunitare për të protestuar, pa logo dhe simbole politike, vjen pas përfundimit të afatit të vendosur prej tyre ndaj qeverisë për të pranuar kërkesat e tyre deri dje në orën 16-00.

Njëra prej studenteve protestuese e cila ka kaluar natën përpara kryeministrisë, u shpreh për Fax News se mbështetja që vjen nga banorët e “Unazës së Re’ është mbështetje dhe ne e respektojmë për aq kohë sa ajo është e pastër dhe që nuk shfaq bindje politike.

Ajo tha gjithashtu se kam dëgjuar shpesh për kërcënime personale ndaj studentëve që protestojnë për procedime penale ndaj tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne