Shqiperia

Me letra në rregull nuk regjistron dot pronën. Me letra false merr 30 milionë euro

Fiks Fare raportoi sot një rast në Bërzhitë për një qytetare e cila nuk arrinte të regjistronte dot pronën e saj në hipotekë edhe pse dokumentet i kishte të gjitha të sakta. Në një prononcim për FF, përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës në NJësinë Administrative përkatëse, Sami Gjana thotë se:

Edhe pse hipoteka e ka të gjithë dokumentacionin e plotë na kërkon sërish info

Problemi është zgjidhur sapo pranë hipotekës është interesuar media në fjalë që na thotë se qytetarja paguante 120 mijë lekë për çdo aplikim. Rrumpalla dhe padrejtësia është nishani në ballin e kësaj qeverie e cila tashmë ka nisur të tallet me Kryeministrin e vet i cili del e merr rolin e kllounit kur thotë se bashkëqeverisja është inovacion.

Si është e mundur kjo sjellje harbute e Hipotekës kur vetëm pak muaj më parë Edi Rama i shkarkoi drejtorët rajonalë sepse sipas tij ishin të korruptuar? Pse nuk e vërshëllen kush zërin e trashë të kryeministrit?

Ku është bashkëqeverisja këtu? Po burgu për këta punonjës të hipotekës kur do të vijë?

Kalbësira merr erë të qelbur kur sheh se për një regjistrim prone me letra në rregull qeveria dhe agjencitë e saj të thonë: Prit pak, ndërsa kur ke letra false të japin pa kontrolluar 30 milionë dollarë. Modeli Rama-Gjiknuri është shumë efikas por me kahje nga jashtë brenda. Sa për qytetarët ata le të presin edhe ca se shqiptarë janë.