Bota

Barzani kundërshton kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe rreth referendumit

Pavarësisht kundërshtimeve vendore, rajonale dhe ndërkombëtare me organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku, Masud Barzani, kryetari i këtij rajoni, ka refuzuar kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe për pezullimin ose shtyrjen e këtij referendumi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ahmed Abulghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, të shtunën në takim me Masud Barzanin në Arbil, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe ka theksuar për pezullimin e këtij referendumi dhe për zhvillimin e bisedimeve me qeverinë qendrore të Irakut nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Masud Barzani pavarësisht kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, ka kundërshtuar çfarëdo lloj vendimi në lidhje me tërheqjen nga organizimi i këtij referendumi më 25 shtator të këtij viti. Barzani më parë duke pretenduar se ideja për partneritet mes Arbilit dhe Bagdadit ka marrë fund, deklaroi: “Proporcioni i kurdëve në ushtrinë e Irakut në krahasim me grupet etnike të tjera, sidomos arabët është më pak se 1%”. Ahmed Abulghajt të shtunën në takim me Hejdar Ebadi, kryeministrin e Irakut, deklaroi: “Liga Arabe kërkon ruajtjen e integritetit territorial të Irakut dhe është kundër destabilizimit dhe pasigurisë së këtij vendi. Disa parti politike të rajonit të Kurdistanit të Irakut më shtatë qershor në një takim të organizuar në prani të Masud Barzanit, kryetarit të këtij rajoni, kanë rënë dakord për organizimin e referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku më 25 shtator të vitit 2017./ PT

OPINIONE