Barzani: Referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit do të mbahet nesër

Masud Barzani, kryetar i Rajonit të Kurdistanit të Irakut, njoftoi sot në një konferencë shtypi në Erbil se referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit irakian do të mbahet nesër ( E hënë).

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Barzani tha: “Ne nuk do të kthehemi në partneritet me Bagdadin”. Ai pretendoi se Iraku nuk ishte një vend demokratik pas rënies së Sadamit në vitin 2003. Barzani gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet e fqinjëve të fuqishëm të Irakut, Iranit dhe Turqisë, se referendumi mund të destabilizojë rajonin. Disa parti në rajonin e Kurdistanit irakian ranë dakord që më 25 shtator 2017 të mbajnë një referendum mbi ndarjen e Kurdistanit nga Iraku, një çështje e cila u kundërshtua me vendosmëri nga qeveria e Bagdadit, grupe të ndryshme irakiane dhe vendet e rajonit dhe të botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne