Albin Kurti thumbon Isa Mustafën: Mbeti me gishta në gojë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte humbur garën për Prishtinën kundër Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, edhe pse thoshte “Prishtinën e fitoj me duar në xhepa”.
Në fjalimin e tij në hapjen e fushatës në Ferizaj, ku kandidat për kryetar të kësaj komune është Faton Topalli, Kurti ka thënë se edhe Topalli do t’i fitoj zgjedhjet si Shpend Ahmeti.

“Edhe ai thoshte se do t’i fitoj zgjedhjet me duar në xhepa, por mbeti me gishta në gojë”, tha Kurti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne