Manjani mbështet Fugën: Partia nuk është ” jetë private”

Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj publikimit të audios  gjatë mbledhjes së PD-së ku kjo u fokusua më shumë në debatin Gjana-Mezini.  Manjani ka mbështetur Fugën duke theksuar  se partia nuk është ” jetë private” dhe diskutimet atje nuk duhet të fshehen nga askush.

Sipas tij këta “”të rinjtë”, që mbaheshin si “të preferuarit” e medias dhe që me media e miqësitë me ta u katapultuan në krye të partive, i mbyllën partitë komplet para mediave, pra publikut!”.

“Pse duhet fshehur debati në parti, xhanëm?! E kuptoj dhe mbështes mbylljen e debatit publik për jetën private, por partia nuk është “jetë private”! Çdo kush në parti ka nevojë të dëgjohet ashtu siç ka detyrë të dëgjojë me durim dhe respekt të tjerët. Ku më mirë se në media mund të degjojë anëtarësia mendimin e cilitdo? Ky është roli i medias! Nuk e kuptoj mbylljen ndaj saj!!! E justifikoj vetem me llogjikën e sundimit!”, shprehet Manjani.

REAGIMI:

Ne fakt po ndodh një gjë shumë e çuditshme nga njëri brez kryetarësh tek tjetri. Ashtu është siç thoni Ju Profesor, Nano dhe Berisha ishin mediatikisht të hapur. Nuk fshihnin thuajse asgjë. Këta “të rinjtë”, që mbaheshin si “të preferuarit” e medias dhe që me media e miqësitë me ta u katapultuan në krye të partive, i mbyllën partitë komplet para mediave, pra publikut! Kjo tregon as më pak e as më shumë se drejtohemi nga sundimtarë dhe jo leader. Pse duhet fshehur debati në parti, xhanëm?! E kuptoj dhe mbështes mbylljen e debatit publik për jetën private, por partia nuk është “jetë private”! Partia është forum publik i përbërë nga njerëz që kanë mendime dhe duan të kontribuojnë. Çdo kush në parti ka nevojë të dëgjohet ashtu siç ka detyrë të dëgjojë me durim dhe respekt të tjerët. Ku më mirë se në media mund të degjojë anëtarësia mendimin e cilitdo? Ky është roli i medias! Nuk e kuptoj mbylljen ndaj saj!!! E justifikoj vetem me llogjikën e sundimit!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne