Barzani: Turqia nuk ka problem me kurdët e Sirisë, por me PKK-në

Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Neçirvan Barzani tha se Turqia nuk ka problem me kurdët e Sirisë, por me organizatën terroriste PKK.

Në një aktivitetet të organizuar nga Instituti i Kërkimeve të Lindjes së Mesme (MERI) me qendër në Erbil, Barzani bëri vlerësime në lidhje me Sirinë dhe PKK-në.

Ai tha se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët e Sirisë dhe shtoi: “Që në fillim Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët në Siri, por me PKK-në ka”.

Barzani tha se nga ana e Turqisë atij iu përcoll qëndrimi në formën: “Ne në asnjë mënyrë nuk tolerojmë paçavuret e PKK-së në kufijtë tanë dhe kufijtë me Sirinë”.

“Ne u përpoqëm të themi se ky është një rrezik i madh edhe për vëllezërit tanë në Siri”, u shpreh Barzani.

Ai reagoi ndaj prezencës së PKK-së në Siri.

“Kërkesa jonë e vetme është që kurdët të distancohen nga PKK-ja. PKK kërkoi të legjimitohet nëpërmjet kurdëve në Siri dhe për fat të keq sot u arrit në këtë pikë”, tha Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne