KPK shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti dhe prokurorin Përparim Kulluri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra sot kryetarin e gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti dhe prokurorin e krimeve të rënda Përparim Kulluri.

Kryetari i gjykatës së Elbasanit nuk arriti të justifikonte shumën prej 6 milionë lekësh për kryerjen investimeve në banesën e tij dhe gjithashtu për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2010. Përsa i përket figurës së tij DSIK hartoi dy raporte, ku në të parin e konsideronte të përshtatshëm, kurse në të dytin jo. Në lidhje me profesionalitetin KLD kishte hartuar raport pozitiv por KPK ngriti dyshime në lidhje me arrestimin e një shtetasje pa provuar rrezikshmërinë e saj, shmangien e hetimit ndaj një të pandehuri dhe gjithashtu favorizimin e një të pandehuri.

Për prokurorin Përparim Kulluri, KPK gjeti probleme në deklarimin e shumës prej 7.8 milionë lekësh të ardhura si rezultat i shpronësimit të një dyqani në Orikum.Sipas KPK prokurori kishte deklaruar në deklaratat vjetore një sipërfaqe më të vogël se sa në kërkesën për shpronësim. Gjithashtu vlera e deklaruar e objektit nga ana e prokurorit ishte më e vogël se sa dëmshpërblimi i marrë.

Përsa i përket figurës DSIK e konsideroi prokurorin Kulluri të papërshtatshëm. Sipas raportit ai kishte patur marrëdhënie dhe komunikime me dy persona të dënuar në Greqi për prodhim dhe tregtim narkotikësh.

Përsa i përket profesionalitetit KPK ngriti dyshime në lidhje me moshetimin ndaj një prokuroreje të Tiranës, e cila akuzohej për korrupsion./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne