Basha: Edi Rama po ben qeveri me kriminele katolik

TIRANE-Shqipëria është kthyer në një “plantazh kanabisi”, thotë shefi demokrat, Lulzim Basha në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.

Në intervistë Basha shprehet se rëndësi ka se çfarë thonë shqiptarët krahasuar me çfarë qëndrimi mbajnë SHBA e BE mbi situatën aktuale politike në Shqipëri, ndërsa hedh akuza ndaj kryeministrit Rama se ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin e PD në veri të vendit.

Kreu i PD akuzon se “95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë”.

Standard: Ka akoma ndonjë mundësi që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje?

Basha: Ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje ku rezultatet dihen paraprakisht – përmes krimit dhe drogës.

Standard: Juve u është ofruar një qeveri teknike me katër ministri. Ju keni pasur mundësi të vëzhgoni punën e drejtorit policor dhe shefit të Komisionit Qendror Zgjedhor. Pse nuk e pranuar këtë?

Basha: Nëve nuk na është ofruar një qeveri e vërtetë teknike. Ideja jonë ishte që përmes ministrave teknik të luftojmë ndikimin e parave të drogës dhe të bëjnë një reformë zgjedhore. Ne kërkonim që zgjedhjet të mbaheshin dhe të numëroheshin me sistemin elektronik.

Standard: Kjo mund të shtynte datën e zgjedhjeve që është shpallur në 18 qershor.

Basha: Ka firma europiane që këtë mund ta kryenin brenda pak javësh. Kjo mund të organizohej deri në fund të tetorit.

Standard: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?

Basha: Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë.

Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet; një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet europiane. 95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?

Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin ynë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.

Standard: Çfarë kërkesa keni juve për të marrë pjesë në qeverinë teknike dhe të shkoni në zgjedhjet parlamentare?

Basha: Droga dhe krimi kanë kapur qeverinë. Qindra milion eurot e drogës që kanë nëpër duar këta kriminelë janë më shumë sesa ata të policisë dhe ushtrisë.

Standard: Kjo është një temë e mirë për fushatën zgjedhore. Pse atëherë nuk merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Kjo nuk është e vërtetë, ne duam të marrim pjesë në zgjedhje.

Standard: Por partia juaj nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Basha: Po, sepse shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë për shkak të krimit dhe bosëve të drogës. Mësuesit, ushtarët dhe policët duhet të marrin pjesë në organizimin e zgjedhjeve dhe duhet të japin detaje private.

Standard: Pra edhe njëherë: Çfarë kërkesa keni juve?

Basha: Kjo mund të diskutohet. Këtu ka një krizë zgjedhore, që është konfirmuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar.

Standard: Po, ata dëshirojnë që partia juaj të marrë pjesë në zgjedhje. Kam përshtypjen që për Komunitetin Ndërkombëtar është shumë e rëndë për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri që PD nuk merr pjesë në zgjedhje.

Basha: Është e rëndësishme të ketë një proces të drejtë zgjedhor.

Standard: Pra, cilat janë kërkesat tuaja për qeverinë teknike?

Basha: Që partitë politikë të gjejnë një zgjidhje. Këtë e kemi arritur në 1991.

Standard: Po, por çfarë kërkoni ju?

Basha: Një qeveri teknike bazuar në një marrëveshje politike.

Standard: Po, okay, ama çfarë kërkesa keni ju?

Basha: Oferta jonë ishte, që të ketë një kryeministër që është i pranuar prej demokratëve.

Standard: Kjo nuk do ndodhë. Rama nuk do tërhiqet përpara zgjedhjeve. A ka akoma ndonjë kërkesë tjetër maksimale, që ju mund të jetoni?

Basha: Po, ne do mobilizojmë njerëzit, që ata të njohin të vërtetën.

Standard: A luan ndonjë rol “Vetingu” në gjithë këto ngjarje?

Basha: Nëse ka një qeveri teknike kthehemi në parlament dhe atëherë do votojmë Vetingun.

Standard: Pse jo më para?

Basha: Sepse zoti Rama ka prishur marrëveshjen e 21 korrikut, ku me konsensus do ndryshoheshin shtatë ligjet. Ndryshimet ligjore janë anti-kushtetuese.

Në duam të caktojmë një termin, derisa Komisioni i Hetimit të mbarojë punën e tij në një rast. Por kjo të përfundohet pa kufi kohor. Tre përfaqësuesit e qeverisë nuk duhet të jenë pjesë e hetimeve, përndryshe këto hetime kryhen nga kvazi kryeminstri.

Standard: Nëse arrihen këto ndryshime, ju do merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Kush e tha këtë?

Standard: Pra ju nuk e thatë këtë?

Basha: Jo. Për zgjedhjet kjo nuk ka kuptim.

Standard: Si mund të parandalohet një eskalim?

Basha: Në luftojmë për zgjedhje të lira. Kjo nuk është më një kalkulim politik, por një luftë misionare.

Standard: Por politika nuk është një mision. Ju ishit bile një politikan pragmatik. Unë ju kujtoj juve kur u zgjodhët kryetar i Tiranës.

Basha: Aty isha si kryetar i Tiranës. Si udhëheqës opozitar duhet të mbroj lirinë e vendit tim, që është 27 vjeçare.

Standard: BE dhe SHBA nuk ju mbështesin më. Si do gjeni mbështetje në Europë?

Basha: Është e rëndësishme, çfarë ata thonë, por më e rëndësishme është, çfarë shqiptarët thonë. Sepse shqiptarët nuk ushqehen në Uashington, Bruksel, Berlin ose Vjenë. Ata ushqehen këtu. pershtati shqip/Bota sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne