Basha kërkon kokën e Ramës: Me drejtësi të pavarur ai nuk shpëton dot!

Implikimin e ish shefave të policies në trafikun e drogës, Lulzim Basha e sheh si një arsye më shumë që Edi Rama të kërkojë largimin e Adriatik Llallës nga Prokuroria e Përgjithshme.
Basha tha se policia e shtetit funksionoi si organizatë e strukturuar kriminale nën autoritetin e Edi Ramës. Kreu i PD-së akuzoi direkt Ramën se përdori autoritetin si kryeministër për ta kthyer Shqipërinë në zonë të lirë për krimin e organizuar, që sot rrezikon destabilizimin e Shqipërisë.
Opozita kërkon largimin e Edi Ramës si nisjen e luftës së vërtetë kundër krimit dhe e sheh atë si pengesën kryesore për drejtësinë.
“Rama po kërkon të vendosë nën kontroll prokurorinë. Me Prokurori të pavarur, Rama nuk i shpëton dot drejtësisë” u shpreh Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne