Basha: Nesër pasdite do të bllokojmë disa akse

Pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tyre.

Ndonëse u duk sikur kishte një lëvizje të re dhe mundësi për dialog mes opozitës dhe maxhorancës, Basha tha sot para mediave se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht për dialog.

Ai deklaroi se nesër në orën 11:00 do të ketë një prezantim nga koalicioni opozitar të planit për qeverinë tranzitore dhe në orën 18:00 të së enjtes do të ketë sërish bllokim të disa akseve kombëtare.

“Jemi në një krizë të thellë, politike kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë dhe 24 orët e fundit dhe një krizë totale të integrimit në BE. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies së qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e disa aksve”, deklaroi Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne