Basha: Presidenti të shohë nëse Lleshi është pjesë e agjenturave të huaja ose krimit

Lulzim Basha deklaroi nga studio e ‘Real Story’ se Presidenti Meta para se të dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm duhet të shohë nëse është pjesë e agjenturave të huaja apo e krimit të organizuar.

Basha tha se ka pak rëndësi emri i ministrit të brendshëm, pasi ai aty do të jetë nën urdhrat e Ramës për të mbuluar krimin.

‘Presidenti duhet te shohë, nëse ministri është agjent i shërbimeve te huaja apo i lidhur me krimin e organizuar

Politikisht nuk ka rëndësi së kush do të vijë Ministër i Brendshëm. I gjithë debati ekspozon mungesën e institucioneve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues. Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi.  Përsa kohë ministri duhet të dekretohet nga presidenti, nuk ka dyshim që presidenti ka kompetenca kushtetuese substancive për të verifikuar psh se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar. Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi.  Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferen e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun’, deklaroi Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne