Basha Ramës për strukturën e Vetingut: Akt djallëzor

Vendimi i djeshëm i Komisionit të Ligjeve për të shkurtuar shpenzimet për organet e vettingut ka sjell pakënaqësi tek opozita, teksa, Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar një akt djallëzorë të kryeministrit. 

Sipas, Lulzim Bashës, Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë zbatimin e Vetingut.”Me urdhër të Ramës janë shkurtuar kërkesat e organeve të Vetingut. Edhe sot e dëgjuam se thoshte se me këtë mbron taksapaguesit.

Por ai paguan në kryeministri një administratë më të madhe se ajo e Trump. Para për sharës me pagesë ka, me qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë hidhen për njerëz që nuk sjellin asnjë të mirë, ndërsa për procesin e Vetingut nuk u gjetkan para për të mbështetur organet e Vetingut. Ky është akt djallëzor.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne