Takimi i jashtëzakonshëm i KS të OKB për analizimin e situatës në Mianmar

KS i OKB ditën e enjte do të organizojë një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar situatën në Mianmar.

Vala e re e dhunës së ushtrisë dhe budistëve radikalë kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar ka nisur prej 25 gushtit. Deri tani përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare për të detyruar qeverinë e Mianmarit që të ndërpresë dhunën, nuk kanë dhënë rezultat. Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB në takimin e radhës së KS të OKB do të paraqesë një raport mbi gjendjen në Mianmar. Ushtria dhe budistët radikalë gjatë sulmeve të tyre kundër myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin të Mianmarit deri tani kanë vrarë të paktën 6 mijë myslimanë, kanë plagosur më shumë se 8 mijë të tjerë dhe kanë detyruar të shpërngulen me mijëra myslimanë në drejtim të Bangladeshin. Mbi 1 milion myslimanë Rohingya në Mianmar nuk ka në drejta qytetare pasi privohen nga e drejta nënshtetësisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne