Shqiperia

Basha – Ramës: S’do të lejojmë të marrësh peng demokracinë!

Në ditën kur mazhoranca vendosi të zgjedhë presidentin pa opozitën, kryetari i PD Lulzim Basha, i ka drejtuar një thirrje,  kryeministrit Edi Rama, nga çadra e protestës duke i thënë se nuk do të lejojë që ai të marrë peng demokracinë e vendit.

 

NGA FJALA E KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA

“Qeveria jashtë Kushtetutës dhë ligjit, është tirani. Qeverisja jashtë kontratës me qytetarët është diktaturë. Në këtë javë të dhjetë të protestës sonë të madhe është vendi të përsërisim njëzëri se koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura e pakicës mbi shumicën ka shkuar për të mos u kthyer kurrë më.

Rama ka dështuar me ekonominë e vendit, me represionin e vazhdueshëm të taksidarëve të korruptuar që kanë mbushur xhepat e tyre me paratë e shqiptarëve.

Qeverisja e Edi Ramës ka dështuar të sjellë një ekonomi më të mirë për shqiptarët, por ka një ekonomi në rënie, papunësi në rritje, mjerim e varfëri.

Në majë të këtij kaosi qëndron mungesa e besimit të investitorëve.

Dje pata nderin të pres në zyrë, Presidentin e Kofiindustrisë italine, Paolo Anjeli. Me turp të madh konstatova se ishte i vetmi përfaqësues i politikës shqiptare që e priste këtë personalitet me 28 mijë punonjës, që ka transferuar në Shqipër kapital dhe vende pune e deri tek teknologjia dhe Edi Rama që gjen kohë të drekojë e darkojë me kriminelët nuk gjente kohë të diskutonte me kreun e Kofiindurtriosë italiane.

Nuk gjente kohë për sy arsye: e para se kjo çështje nuk lidhet me xhepin e tij, me pasurinë e tij, kjo çështje jetike për ekonominë tonë kombëtare që ka të bëjë me fatet e mijëravenënave në Vlorë, Durrës e anembanë vendit, që të sigurojë që ata që janë në punë nuk largohen nga puna, kjo as nuk i hyn në defter Edi Ramës, sepse Edi Rama dhe peshku i qelbur nga koka funksionon vetëm për arsye të mbrojnë interesat e veta. Populli për ta është plaçkë, Vlora për ta është plaçkë.

I shpjegova presidentit Anjeli, planin tonë ekonomik që do të nxjerrë vendin tonë nga kriza duke krijuar një klimë konkuruese me taksën e sheshtë 9%, me çmime konkuruese të energjisë dhe naftës, që me republikën e re do të kenë çmimin më të ulët në rajon, metodat europiane të administrimit fiskal, duke futur në kazerma ushtrinë abuzive të taksidarëve, duke ndihmuar biznesin e vogël të vazhdojë dhe duke garantuar në mënyrë të plotë dhe të gjtihanshme rend dhe siguri në rrugët e Shqipërisë si një parakusht për klimën e biznesit dhe këtu zbulohet dhe arsyeja e dytë:

Arsyeja pse edi Rama nuk e pret Presidentin e Kofindustrisë italiane është se në subkonshiencën e tij Rama e di se është kryeministri në largim. Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme ndërkohë që ne, opozita juaj e qytetarëve shqiptarëve, po nisim të marrim përgjegjësitë./ Gazeta Impakt

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA