Basha shpërthen kundër kreut të KQZ: je një idiot

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Denar Biba ka lajmëruar se do të shtyjë afatin e rregjistrimit në zgjedhje edhe ëpr 19 ditë të tjera, ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër Lulzim Basha duke e quajtur Bibën një idiot.

“Basha tha se Rama po mundohet të shpëtojë duke ofruar KQZ, por propozimi nuk do të pranohet, pasi ai institucion nuk ofron asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Rama mundohet të shpëtojë duke thënë iu jap KQZ, por për çfarë duhet KQZ kur ti ke krimin dhe drogën. KQZ është kukull me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm, që thotë se jam gati të shtyj datën e regjistrimit”, tha Basha.

“O Denar Biba je kryetari i KQZ, jo Papa i Vatikanit. Se kështu i bie që edhe ky të na bekojë kanabisin dhe të thotë është rigon dhe jo kanabis”, shtoi kryedemokrati.

“Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasa”, theksoi Basha.

/Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne