Basha shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: jeni të papërgjegjshëm ose të korruptuar

Kryetari i PD-­së, Lulzim Basha ka rritur tonet sot kundër atyre ndërkombëtarëve që kanë dalë kundër opozitës në bojkotimin e Parlamentit dhe kërkesave të saj për qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ka miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një arsye apo një tjetër nuk kanë informacionin e plotë. Me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut për të informuar mbi këto të zeza. Ka edhe të tjerë që nuk duan të informohen. Atyre, pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, u them: që të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë që je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare”, deklaroi  Basha./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne