Basha sulmon Metën: U kap me bllok në dorë, ishte sebepi i 21 janarit. Rama e gradoi Kryetar Kuvendi dhe më pas President

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se ishte sebepi i 21 janarit 2011, protestës së opozitës që përfundoi me 4 të vrarë. Basha u shpreh se Meta u kap me bllok në dorë duke iu referuar videos me Dritan Priftin dhe si rrjedhojë u organizua protesta e opozitës. Më pas, solli në vëmendje Basha, Meta hyri në koalicion me Edi Ramën dhe ky e fundit e çoi në funksione të larta shtetërore si Kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës. Gjithashtu, ish-kryedemokrati tha se edhe pjesëtarë të Gardës të akuzuar për vrasjet u bënë kryetar bashkie dhe u pasuruan nga tenderat.

“Personi që u kap me bllok në dorë me sebepin e të cilit u bë 21 janari, pas 21 janarit u gradua nga organizatori i 21 janarit me në krye Edi Ramën si aleat për të fituar zgjedhjet, më pas kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës. Persona që u treguan me gisht si anëtar të togës së pushkatimit u graduan dhe u bënë kryetar të PS, kryetar bashkie dhe u pasuruan me tendera nga Edi Rama. Keqpërdorimi i viktimave të 21 janarit është një nga aspektet më makabër pas ngjarjes së 21 janarit dhe ngjarja më e dhimbshme që mund të bëjmë është të vazhdojmë të luajmë me këtë sentiment. Përgjigjen për këtë duhet ta japë vetëm drejtësia“, u shpreh Basha./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress