Basha takon fermerët në Korçë: Kush shet votën, shet shpirtin

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e banorë, këtë të shtunë në Dvoran të Korçës.

Fermerët korçarë kanë deklaruar para Bashës se po përballen me të njëjtin shqetësim si edhe fermerët e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ata theksuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti.

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.

“Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona”, tha një prej tyre. “Pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situatë. Sepse edhe fuqia këtu ka rënë, njerëzit po largohen”, tha një tjetër fermer.

Zona prodhon rreth 40 tonë mollë në ditë, fermerët prodhojnë prej saj edhe nënproduktin e uthullës, por që sipas tyre i gjithe ky prodhim nuk shitet dhe nuk kompenson shpenzimet e tyre.

Basha Ne Korce (2)

Basha theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me te cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosoës. Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi…”, tha Basha me fermerët korçarë.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne