Shefi i delegacionit të qeverisë së Sirisë në negociatat e Gjenevës ka deklaruar se raundi i pestë i negociatave të Gjenevës ka përfunduar në kohën kur delegacionet e tjera pjesëmarrëse nuk kanë dhënë kurrfarë përgjigje rreth propozimeve dhe pyetjeve të paraqitura nga qeveria siriane.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Xhafari të premten pas përfundimit të raundit të pestë të negociatave të Gjenevës, shtoi: “Kjo nuk është një çështje e re dhe e çuditshme, për arsye se këto palë nuk synojnë luftën kundër terrorizmit dhe zgjidhjen politike të krizës”. Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB gjithashtu tha: “Delegacioni i opozitarëve të armatosur sirianë kërkon vetëm një gjë dhe ajo është t’i dorëzohen çelësat e Sirisë atyre”. Bashar Xhafari në vazhdim tha: “E ardhmja e Sirisë përcaktohet vetëm nga populli i Sirisë dhe jo nga Amerika dhe as nga ndonjë vend tjetër. Vlen të theksohet se negociatat Gjeneva-5 për zgjidhjen e krizës së Sirisë kanë përfunduar pas 9 ditë bisedimesh dypalëshe të përfaqësuesit special të OKB me pjesëmarrësit në këto negociata dhe me një konferencë për shtyp të Stefan De Misturas në Gjenevë./ PT