Bashkëpronar i Universitetit të mbyllur nga Rama, arsyeja pse MM nuk e dha mandatin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i njohu ndër miqtë edhe si MM ose 2M, ka qenë i vetmi që ka vendosur të mos e djegë mandatin e deputetit, duke shpjeguar se kjo ka të bëjë me ‘aleatët’ strategjikë që janë BE dhe ShBA.

I njohur si një deputet i gjuhës së ashpër dhe vulgare, ngjan e habitshme se si Murrizi ka mbërritur në një vendim të tille ‘gjeostrategjik’ duke u kthyer nga ‘skifter’ në ‘pëllumb’. Burime të Politiko.al thonë se nuk janë europianët dhe as amerikanët arsyeja se pse Murrizi ka zgjedhur të marrë një venndim të kundërt me PD, por miqësia dhe lidhjet e biznesit me deputetin socialist, Adnor Shameti.

Dy deputetët kanë qenë bashkëpronarë të Universiteti Justiniani i I-rë, një ndër shkollat e larta private të mbyllura nga Qeveria Rama. ‘Justiniani’ e pësoi bashkë me famëkëqijtë e tjerë ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’, por kjo nuk i pengoi dy bashkëpronarët e kësaj ‘kioske arsimore’ të bëheshin deputetë, njëri me PD dhe tjetri me PS.

Burimet thonë se ka qenë ndikimi dhe lobimi i fortë i Shametit, njëri prej deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë, që e ka detyruar Murrizin ‘të mbyllë telefonin’ gjatë 24 orëve të fundit për t’u shfaqur në Neës 24 dhe për të lajmëruar vendimin e mosdakordësisë me partinë e tij.

Burimet shtojnë se Murrizi dhe Shameti ndajnë disa interesa biznesi, jo vetëm në Jug, por edhe në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne