Princi “vrasës” i Arabisë Saudite merr dhuratë karabinën e artë

Duke përjashtuar artin e zakonshëm dhe purot, senatorët pakistanezë kanë bërë dhuratën më të shtrenjtë në një vizitë dinjitoze të princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohammad bin Salman.

Dhe ajo është një armë “Heckler & Koch MP5” me rrip të embeluar, që tashmë do ta mbajë në “krah” djaloshi që është akuzuar kohët e fundit për urdhrin për ekzekutimin e gazetarit disident Jamal Khashogi në ambasadën e vendit të tij në Stamboll.

Senatorët pakistanezë patën një përgjigje të përsosur kur princi saudit, i njohur gjerësisht si MBS, i vizitoi të hënën, duke i dhënë atij  armën e zjarrit dhe një portret të tij.

Arma e zjarrit gjermane është e plotësuar me dizajne të veçanta të gdhendura në ar.

 

Islamabadi nuk u kursye aspak për të mirëpritur princin, duke mbyllur shkollat, institucionet qeveritare dhe hapësirën ajrore të kryeqytetit, së bashku me një ceremoni zyrtare të kuruar në detaje.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u shfaq i kënaqur pas bujarisë ndaj princit, duke thënë se MBS kishte “fituar zemrat e popullit të Pakistanit”.

Ndalesa e princit saudit në Pakistan ishte e para gjatë turneut të tij në Azi që do të përfshijë gjithashtu Indinë dhe Kinën, pasi Arabia Saudite po përpiqet të përmirësojë imazhin e saj pas një viti të ashpër për vendin.

Ndërkohë, reagimi i medias sociale ndaj dhuratës së Pakistanit ishte mjaft i ashpër, duke pasur parasysh skandalin mbi Jamal Khashoggi.

 

Opinionet u ndanë gjithashtu në lidhje me vetë armën, me disa që mendonin se ishte e përshtatshme për nevojat e princit, ndërsa të tjerët e këshilluan Islamabadin në alternativa më të përshtatshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne