Ish-ministri Mile Janakieski është sulmuar këtë mbasdite në burgun e Shutkës në Shkup, nga Esat Kafegjolli. Bëhet e ditur se sulmuesi i cili i ka thyer dorën Janakieskit, është Esat Kafegjolli i akuzuar dhe dënuar për terrorizëm në Kumanovë, ndërsa pas sulmit ai është lëvduar dhe ka thënë se i ka kryer favor Zaevit.
Përveq Mile Janakieskit, në burg është sulmuar edhe Spiro Ristovski nga Lirim Krasniqi.
Familjarët e tyre kanë folur për mediat dhe kanë thënë se sulmi ka ardhur si pasojë e provokimeve të Jankieskit dhe Ristovskit.
“Sot në mëngjes Lirim Krasniqi ka rrahur Spiro Ristovskin, sepse ky i fundit ka thënë se duhet të zhduken shkollat shqiptare, ndërsa në orën 14:00 Esat Kafegjolli ka rrahur Janakieskin sepse e ka quajtur terrorist shqiptar”, kanë thënë familjarët.
Ndërsa burimet nga burgu kanë thënë se Krasniqi e ka gjakosur Ristovskin, ndërsa Kafegjolli me dy grushta e ka rrëzuar në tokë Janakieskin.
Momentalisht Janakieski është dërguar në spital.