Bashkëpunimi dje dhe sot ndërmjet vendeve të Ballkanit

Nga Erhan Turbedar

Ndër elementet më të rëndësishme që përgatisin bashkëpunimin rajonal në Ballkan, mund të përmenden historia e përbashkët, e shkuara e planifikuar e qendrës së përbashkët, afrimiteti i hapësirës gjeografike, nivelet e ngjashme të zhvillimit ekonomik dhe preferencat e njëjta në politikën e jashtme të këtyre vendeve. Sëbashku me procesin e demokratizimit të Ballkanit Lindor që filloi pas viteve 1980, filluan edhe sinjalet e para të bashkëpunimit rajonal. Por për fat të keq, shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë së Tito-s, deportimi me detyrim i qindra mijëra turqve të Bullgarisë në vitin 1989, tregoi se rajoni i Ballkanit nuk ishte ende gati për bashkëpunim rajonal.

Nisma e Evropës Qendrore (CEI), është nisma më e vjetër e bashkëpunimit rajonal që i intereson Ballkanit. Kjo nismë që hodhi themelet në nëntor të vitit 1989, mblodhi përreth vendet e Evropës Qendrore, dhe më pas u përhap edhe në vendet e Ballkanit. “Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi” e themeluar në qershor të vitit 1992 me nismën e Turqisë, la të hapura dyert për vendet e Ballkanit.

Shumica e themeleve të nismave rajonale në Ballkan u hodhën gjatë viteve 1996-1999. Për shembull në vitin 1996, me pararojën e Bullgarisë u krijua Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Kjo organizatë ku të gjitha vendet janë anëtare të plota, për Ankaranë ka një rëndësi të veçantë pasi është zëri i vetë rajonit. Një nismë tjetër, themeli i të cilës u hodh në vitin 1996, është edhe një projekt i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Iniciativa e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (SECI).

Kurse “Pakti i Stabilitetit të Evropës Juglindore” (SP) që filloi aktivitetin në qershor të vitit 1999 nën pararojën e Gjermanisë, përbënte një rëndësi të veçantë për Ballkanin.

Falë Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore, shoqëria ndërkombëtare braktisi strategjinë e ndërhyrjes ndaj krizave të Ballkanit dhe përvetësoi strategjinë e parandalimit të krizave të reja. Mbi 40 vende dhe institucione, në kuadër të këtij pakti ndërmorën disa role. Brenda aktiviteteve rreth 9 vjeçare, Pakti i Stabilitetit të Evropës Juglindore u zhvillua bashkëpunimi politik dhe ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit, filluan bashkëpunime në fusha të tilla si ato energjetike dhe socio-politike si dhe u zhvillua një qëndrim i përbashkët në teme të tilla si krimi i organizuar dhe emigrimi i jashtëligjshëm. Pakti nuk u mjaftua vetëm me nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan por në kuadër të Bashkimit Evropian dhe disa instituteve ndërkombëtare ka lobuar për ndihma ndaj rajonit dhe ka mbrojtur interesat në përgjithësi të rajonit.

Një nga kontributet më të mëdha të Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore për krijimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit ishte themelimi në vitin 2006 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore CEFTA. Ndër vendet e Ballkanit, në fillim, në vitin 2001 u nënshkrua memorandumi mbi tregtinë e lirë, më pas, u nënshkruan 32 marrëveshje të tregtisë së lirë dhe në fund, në 19 dhjetor 2006 në Bukuresht u themelua CEFTA 2006. Ajo kishte për qëllim krijimin e një rajoni të tregtisë së lirë të plotë në Ballkan. Sot anëtaret e saj janë Shqipëria, Bonje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Moldavia dhe Serbia. Këto vende mendohet se përfaqësojnë një hapësirë gjeografike me rreth 19 milionë banorë dhe besohet se për këtë arsye do ta kthejnë rajonin në një gjendje më joshëse për investitorët e huaj.

Një zhvillim i rëndësishëm që ndodhi në muajin shkurt të vitit 2008, është fillimi zyrtarisht i aktiviteteve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal RCC në vend të Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore (SP).

Ndërkohë që autoritetet e SP qëndronin në Bruksel, selia e RCC u vendon në Sarajevë që mund të cilësohet edhe si zemra e rajonit. E thënë ndryshe, me themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 12 vendet anëtare, morën tërësisht nën kontroll udhëheqjen e bashkëpunimit rajonal. Sipas disave, falë RCC-së, Ballkani duke dalë nga aktori pasiv që zbatonte politikat e përgatitura nga të tjerët, mori pozicionin e një aktori aktiv që prodhon vetë politika.

Ndër detyrat parësore të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë sigurimi i bashkëpunimit social dhe ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit, vazhdimi i punimeve të infrastrukturës dhe zhvillimi i tregtisë rajonale.

Ndërkaq, SEEPC në koordinim me RCC, vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për vazhdimin e dialogut politik ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Nëse do të na duhej të bënim një përmbledhje të përgjithshme, sot, bashkëpunimi rajonal në Ballkan nga aspekti institucional është dy anësh dhe shumë anësorë, ndërsa nga aspekti funksional zbatohet brenda një game të gjerë në bazë sektorale dhe problemesh specifike. Bashkëpunimi shumë anësor ndërmjet vendeve të Ballkanit, nuk është vetëm në kuadrin e bashkëpunimit rajonal të përcaktuar deri më tani por zbatohet edhe në kuadër të instituteve të Këshillit Evropian, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Bashkëpunimi në fushën e transportit dhe energjisë si dhe të bashkëpunimit në bazë sektoriale të tregtisë së lirë është një shembull themelor. Lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërmjet udhëheqjeve rajonale, dhomat e tregtisë dhe bashkëpunimi në bazë të problemeve specifike të bashkëpunimit në kuadër të instituteve të shoqërisë civile dhe akademike, janë ndër këto shembuj. Pritet që në periudhën në vijim, bashkëpunimi rajonal në Ballkan të marrë një trajtë më të rëndësishme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne