Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama njoftoi firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik me Sheba Medical Center, nga Izraeli dhe spitalit Onkologjik në Tiranë. Ai tha se duke nisur nga ky vit dhe për 7 vitet në vijim ky spital izraelit dhe mjekë nga Izraeli do të mbikëqyrin punën në spitalin Onkologjik por edhe në sektorët e tjerë në QSUT, duke nisur nga vendimmarrjet e ndryshme organizative nga protokollet mjekësore dhe deri tek te blerja e barnave dhe teknologjisë.
Besnik Jakaj, ish-drejtori i ISHP-së tha në studion e MCN Informacion e gjithë kjo është një deklaratë elektorale, ndërsa shton se sipas informacioneve që ai ka po përgatiten gjërat që të jepet QSUT me koncesion.
Nga informacionet që kam nga QSUT-ja dhe Ministria e Shëndetësisë po bëhen termat për t’u dhënë QSUT e gjitha me koncesion.
Është deklaratë elektorale sepse SHEBA është strukturë spitalore e rankuar pozitivisht në nivel ndërkombëtar, është një spital i mirë siç ka spitale me kapacitete të jashtëzakonshme në Itali, se Italia ka sistemi shëndetësor më të mirë në botë. E gjithë kjo bëhet me fonde. Si mund të besojmë kryeministrin dhe ministren kur thonë kemi dhjetëfishuar fondet për Onkologjikun, kemi dhjetëfishuar fondet ëpr barnat e rimbursueshme. Është totalisht gënjeshtër.
Ku fle lepuri? Është historia e dhënies me koncesion.
Më tej, Jakaj tha se SHEBA dhe askush tjetër nuk mund të bëjë asgjë për sa kohë nuk ka fonde, aparatura dhe barna.
Jo SHEBA, Gemeli apo kushdo tjetër në botë nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk ka fonde, nëse nuk ka aparaturat, barnat apo godinat. Në Shqipëri i ka ardhur koha prej vitesh, e propozoi kryetari i opozitës këto dy ditë krijimit të institutit të tumoreve, sepse është Onkologjiku, onkopediatria, është hematologjia, janë një sërë tumoresh që vijnë në pavijonet e tjera. Ne flasim në një vend ku nuk ka barna antitumoralë, ku nuk ka as barma të thjeshta në spital. Flasim për zero lekë për kërkimin shkencor për qendrën terciare./MCNTV