Bashkëshorti i Olta Xhaçkës paraqitet në SPAK!

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, bashkëshorti i ish-ministres është pyetur nga gazetarët nëse “për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug”. Por, Artan Gaçi ka refuzuar të përgjigjet duke buzëqeshur para kamerave dhe më pas është larguar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka

Mësohet se kjo sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik ./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne